Livandoja shëron djegiet dhe ekzemën

Livandoja njihet për zvogëlimin e stresit dhe tensionit, por përdoret edhe për gjëra të tjera.

Livandoja gjatë kohë është përdorur për shkak të aromës së këndshme dhe relaksuese. Por përfitimet e saj janë shumë më tepër se aromaterapia. Sot vajrat esenciale janë shumë të njohura, duke përfshirë edhe atë të livandos. Livandoja njihet për zvogëlimin e stresit dhe tensionit, por përdoret edhe për gjëra të tjera.

Djegiet

Shumica e njerëzve përdorin aloe vera për djegie të vogla, por livandoja është ilaçi më i mirë natyral. Megjithëse aloe vera e zvogëlon dhimbjen, livandoja ka veti antibakteriale dhe antiseptike të cilat e nxisin shërimin e plagëve. Mund ta kombinoni me aloe vera dhe akull për të lehtësuar dhimbjen.

Ul simptomat e alergjisë së polenit 

Livandoja prej kohësh është përdorur si ilaç natyral për lehtësimin e simptomave të alergjive, veçanërisht atë të polenit. Duke pasur parasysh aromën e saj të fortë, kjo nuk është aspak befasuaese. Mënyra më e mirë për ta përdorur atë ndaj alergjive është që të aplikoni disa pika vaj në duar dhe të thithni thellë.

Relaksim dhe gjumë më të mirë 

Tashmë kemi përmendur se livandoja është e njohur për tiparet relaksuese. Ajo është e mrekullueshme si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët. Nganjëherë është tepër e vështirë t’i vendosni fëmijët në gjumë, kështu që disa pika vaj livandoje në dhomën e tyre do t’i relaksojë ato. Me vaj livando mund të qetësoni edhe foshnjat – përzierni 2-3 pika vaj livando me vaj kokosi dhe masazhoni shputat e foshnjës.

Ekzema 

Livandoja në kombinim me vajin e kokosit është kombinim i mrekullueshëm për sëmundjet e lëkurës si ekzema. Edhe në këtë rast ndihmojnë cilësitë antibakteriale dhe antiseptike të cilat zvogëlojnë kruajtjen dhe dhimbjen.

Losion i përgatitur në shtëpi 

Nuk ka nevojë që të vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës që të futni livandon në kujdesin e juaj ditor. Përzijini disa pika vaj livandoje me vaj kokosi ose gjalpë shea dhe do të fitoni një losion të përgatitur në shtëpi i cili mban erë të mrekullueshme.