Ritmi dinamik i jetës në ditët e sotme, ndonjëherë e bën të vështirë të dëgjojmë sinjalet që trupi na i dërgon. Megjithatë, mund të ketë ndryshime të cilat nuk duhet të injorohen dhe për këtë arsye është mirë që t’u kushtohet vëmendje kohë pas kohe. Natyrisht, shprehja “nuk kam asgjë, do të kalojë” nuk duhet që t’ju bëhet shprehi për çdo situatë, nganjëherë duhet të konsultoheni me mjekun dhe të fleni të qetë.
Këto ndryshime nuk janë aq të mëdha dhe aq të jashtëzakonshme, prandaj është mirë të kontrolloni nëse bëhet fjalë për diçka normale ose për ndonjë problem.
1. Humbja e papritur e peshës
Rrallë ndodh që një grua të ankohet nëse dobësohet, pasiqë kjo është ëndrra e pothuajse të gjithave, por nëse humbja e peshës ndodh papritmas, pa ndonjë dietë ose ushtrime, atëherë diçka nuk është në rregull. Ka shumë arsye që mund të sjell këtë, prandaj këshillohuni me mjekun për ndryshimet.
2. Lodhje kronike
Të gjithë nganjëherë lodhemi shumë dhe e kalojmë kufirin, por nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht për më shumë se 2 javë, megjithëse keni fjetur mjaftueshëm, duhet të konsultoheni me një specialist. Kjo mund të shkaktohet nga problemet me gjëndrën tiroide, sëmundjet e zemrës ose mungesë të vitaminës D.
3. Ndryshime në gjoks
Kontrolli i rregullt i gjëndrave të qumështit është i detyrueshëm për çdo grua, ndërsa në rast se vërehet ndonjë ndryshim (ngjyra, forma, madhësia, shfaqja e diçkaje të pazakontë) duhet menjëherë të konsultoheni me një specialist.
4. Vështirësi në frymëmarrje dhe të përziera pa ndonjë arsye
Nëse edhe aktiviteti më i vogël fizik, siç është ngjitja e shkallëve në katin e dytë, ju shkakton të përziera dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet të konsultoheni me mjekun. Kjo mund të jetë shenjë e astmës ose sëmundje e zemrës, jo domosdoshmërisht, por është mirë që të vërtetohet.
5. Ndryshimi i nishaneve
Nëse keni nishane të reja të dyshimta, ose nëse nishanet e vjetra kanë ndryshuar tërësisht, në formë apo ngjyrë, më së miri është që të konsultoheni me mjekun në mënyrë që të jeni të sigurt se çdo gjë është në rregull.
6. Fryrje në stomak
Të gjithë nganjëherë ndihemi sikur do të “pëlcasim” pasi kemi ngrënë, por gazrat jo gjithmonë kanë të bëjnë me ngrënie. Mund të jetë simptomë edhe për diçka tjetër, prandaj nëse vëreni se kjo ju ndodh shpesh pa ndonjë arsye dhe kur nuk hani, vizitohuni te mjeku.