Fobia ose frika është simptomë e ankthit – ndjenjë e lokalizuar e sikletit intensiv. Ekspertët këtu ofrojnë zgjidhje për të tejkalur të ashtuquajturën fobi pa ndonjë arsye, të shkaktuar nga përvojat negative apo trauma, dhe jo fobi për arsye serioze dhe çrregullime më të thella.
Mos mendoni për fobinë
Shumica e fobive bazohen në të menduarit rreth fobive, jo në përvojat e vërteta. Frika shkakton këtë lloj fobie dhe shoqërohet me racionalizimin e problemit. Kryesisht, kjo lloj frike krijon pamje të frikshme nga të cilat lëkura tërqethet dhe balli djersitet. Duhet të përballeni me frikën dhe të pranoni se keni frikë, për shembull, bleta, sepse ju ka thumbuar kur ishit fëmijë. Kur të shikoni të gjitha faktet, këto frika janë absurde, sepse bleta me siguri nuk ju ka thumbuar në dhjetë vitet e fundit.
Kontrolloni mendjen
Fobia ndoshta është rezultat i një moment traumatik, por që atëherë trauma pasohet nga mendimet e errëta të cilat më pas ndiqen nga mendimet tjera të errëta. Edhe frika fillestare largohet nga realiteti. Në vend që të lejoni që të ju kaplojnë mendimet e errëta, gjeni diçka që do t’ju fokusojë mendimet tuaja dhe do t’ju angazhojë dyfish.
Gëzojuni të ardhmes
Shikoni të ardhmen. Shpjegoni se çfarë do të arrini nëse e mposhtni frikën dhe sa është avantazhi i rezultatit përfundimtar.
Nënvizoni fitoret e reja
Sa më shumë fitore që të fitoni në luftën kundër fobisë, aq më e vogël do të jetë forca e fobisë. Nuk është e mjaftueshme që të ndaloni në një fitore dhe të prisni rezultate të mëdha, por e rëndësishme është që të këmbëngulni deri në fund.