Lupusi është një sëmundje autoimune e cilia shkakton inflamacion të nyjeve, tendinave dhe indeve të tjera lidhëse. 90% e të prekurve janë gra të reja.
Anemia, ndjeshmëria ndaj diellit, goja e thatë, funksioni i dëmtuar i veshkave… Të gjitha këto janë simptomat e kësaj sëmundje autoimune. Pse shfaqet lupusi, akoma nuk dihet.
Megjithatë, fakt është se lupusi mund të jetë kronik dhe progresiv. Kur bëhet fjalë për inflamacionin e nyjeve, personat me lupus thonë se ata gjithmonë kanë pasur probleme me dhimbjen e nyjeve. Inflamacioni i nyjeve për një kohë të gjatë mund të çojë në dëmtimin e përhershme të nyjeve dhe indeve. Por ndryshe nga artriti reumatoid, tek sëmundja e lupusit nuk dëmtohen eshtrat.
Lupusi eritematoz sistemik (LES) është sëmundje në të cilën përfshihen inde dhe organe të shumta. Fillimi i sëmundjes varion nga individi në individ. Mund të paraqitet gradualisht dhe të karakterizohet nga lodhja, pafuqia, humbja e peshës trupore. Por sëmundja mund të paraqitet edhe papritmas, me temperaturë të lartë, dhimbje të nyjeve dhe muskujve, ndryshime në ngjyrën e lëkurës së fytyrës dhe skuqje në formën e fluturës.
Përveç kësaj, shpesh ndodhin edhe ndryshime në lëkurë: ndjeshmëria ndaj diellit ose dëmtimi i mukozës së gojës. Mirëpo, mund të vijë edhe deri te humbja e flokëve.
Lupus është sëmundje e cila, pavarësisht zhvillimit të mjekësisë, nuk është edhe aq e zhvilluar. Simptoma e parë zakonisht nuk është specifike. Megjithatë, tek specialisti duhet të vizitoheni nëse simptomat shoqërohen me devijime të disa gjetjeve “të thjeshta” (sedimentimi i përshpejtuar i eritrociteve, ndryshime në pasqyrën e gjakut dhe urinës). Në këtë rast, mund të dyshohet për lupus si shkaktar i mundshëm i simptomave, ndërsa pacienti mund t’i referohet ekzaminimit të specializuar.
Sëmundja ka shumë fytyra. Sipas mjekëve, në parim mund të thuhet se tek shumica e pacientëve, sëmundja mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet terapisë.
Parashikimi i jetës është i mirë, aftësia për të punuar tek shumica e pacientëve është e ruajtur, përveç rasteve të rënda të sëmundjes ku cilësia e jetës së këtyre pacientëve është në një nivel tërësisht të pranueshëm.