LUPUSI – sëmundje e rëndë që sulmon sistemin imunitar

Lupusi është një sëmundje që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet e vetanake (sëmundje autoimune). Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë sisteme të ndryshme të trupit - duke përfshirë nyjet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë. Lupusi është i vështirë për t'u diagnostikuar sepse shenjat dhe simptomat e tij shpesh ngjasojnë me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më karakteristike e lupusit - një skuqje e fytyrës që i ngjan krahëve të fluturës që përhapen në të dy faqet – paraqitet tek shumë por jo edhe tek të gjitha rastet e lupusit.

Lupusi është një sëmundje që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet e vetanake (sëmundje autoimune). Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë sisteme të ndryshme të trupit – duke përfshirë nyjet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.

Lupusi është i vështirë për t’u diagnostikuar sepse shenjat dhe simptomat e tij shpesh ngjasojnë me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më karakteristike e lupusit – një skuqje e fytyrës që i ngjan krahëve të fluturës që përhapen në të dy faqet – paraqitet tek shumë por jo edhe tek të gjitha rastet e lupusit.

Disa njerëz kanë një tendencë për të zhvilluar sëmundjen e lupusit, i cili mund të shkaktohet nga infeksionet, disa ilaçe apo edhe rrezet e diellit. Edhe pse nuk ka kurë për lupusin, trajtimet mund të ndihmojnë në kontrollin e simptomave.

Simptomat

Një skuqje në formë të fluturës në hundë dhe faqe

Skuqje nga lupusi në fytyrë Zmadhoni imazhin

Nuk ka raste të lupusit që janë saktësisht të njëjta. Shenjat dhe simptomat mund të shfaqen papritur ose të zhvillohen ngadalë, mund të jenë të lehta ose të rënda dhe mund të jenë të përkohshme ose të përhershme. Shumica e njerëzve me lupus kanë një sëmundje të lehtë të karakterizuar nga episode – të quajtura shpërthime – kur shenjat dhe simptomat përkeqësohen për një kohë, pastaj përmirësohen ose zhduken për një kohë.

Shenjat dhe simptomat e lupusit që do të mund të përjetoni varen nga pjesët e trupit që janë prekur nga sëmundja. Shenjat dhe simptomat më të zakonshme përfshijnë:

Lodhje

Ethe

Dhimbje, ngurtësi dhe ënjtje të kyçeve

Skuqje në formë të fluturës në fytyrë që kap faqet dhe hundën apo një skuqje tjetër në trup

Lezionet e lëkurës që shfaqen ose përkeqësohen nga ekspozimi në diell

Gishtat e duarve dhe këmbëve që bëhen të bardha ose blu kur ekspozohen ndaj të ftohtit ose gjatë periudhave stresuese

Frymëmarrje e shkurtër

Dhimbje gjoksi

Sytë e thatë

Dhimbje koke, konfuzion dhe humbje e kujtesës

Vizitoni mjekun tuaj nëse keni një skuqje të pashpjegueshme, temperaturë dhe dhimbje të vazhdueshme ose lodhje.

Shkaqet

Si një sëmundje autoimune, lupusi paraqitet kur sistemi juaj imunitar sulmon indet e shëndetshme në trupin tuaj. Mund të ndodh që lupusi të jetë rezultat i një kombinimi të gjenetikës suaj dhe mjedisit tuaj.

Vlerësohet se njerëzit me një predispozitë trashëgimore ndaj lupusit mund të zhvillojnë sëmundjen kur bien në kontakt me diçka në mjedis që shkakton lupusin. Megjithatë, shkaku i lupusit në shumicën e rasteve është i panjohur. Disa shkaktarë të mundshëm përfshijnë:

Drita e diellit. Ekspozimi në diell mund të shkaktojë lezione të lëkurës së lupusit ose të shkaktojë një përgjigje të brendshme te njerëzit e ndjeshëm.

Infeksionet. Infeksioni mund të iniciojë lupusin.

Barnat. Lupusi mund të shkaktohet nga disa lloje të caktuara të barnave për tensionin e gjakut, ilaçet kundër konvulsioneve dhe antibiotikët. Njerëzit që kanë lupus të shkaktuar nga ilaçet zakonisht përmirësohen kur ndalojnë marrjen e tyre. Rrallë, simptomat mund të vazhdojnë edhe pas ndërprerjes së ilaçeve.

Faktorët e rrezikut

Faktorët që mund të rrisin rrezikun e lupusit përfshijnë:

Lupusi është më i zakonshëm tek femrat.

Mosha. Megjithëse lupusi prek njerëzit e të gjitha moshave, ai më së shpeshti diagnostifikohet midis moshës 15 dhe 45 vjeçare.

Lupusi është më i zakonshëm tek afrikano-amerikanët, hispanikët dhe amerikanët aziatikë.

Komplikimet

Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë zona të trupit tuaj, duke përfshirë:

Veshkat. Lupusi mund të shkaktojë dëmtime serioze të veshkave dhe dështimi i veshkave është një nga shkaqet kryesore të vdekjes tek njerëzit me lupus.

Truri dhe sistemi nervor qendror. Nëse truri juaj është i prekur nga lupusi, mund të përjetoni dhimbje koke, marramendje, ndryshime në sjellje, probleme me shikimin, madje edhe goditje në tru ose konvulsione. Shumë njerëz me lupus kanë probleme me kujtesën dhe mund të kenë vështirësi të shprehin mendimet e tyre.

Gjaku dhe enët e gjakut. Lupusi mund të çojë në probleme të gjakut, duke përfshirë një numër të reduktuar të qelizave të kuqe të gjakut (anemi) dhe një rrezik I madh nga gjakderdhja ose mpiksja e gjakut. Mund të shkaktojë edhe inflamacion të enëve të gjakut.

Mushkëritë. Të kesh lupus rrit shanset për të zhvilluar inflamacion të shtresës së brendshme të zgavrës së kraharorit, gjë që mund ta bëjë frymëmarrjen më të dhimbshme. Gjakderdhja në mushkëri dhe pneumonia janë gjithashtu të mundshme.

Zemra. Lupusi mund të shkaktojë inflamacion të muskujve të zemrës, arterieve ose membranës së zemrës. Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe sulmeve në zemër gjithashtu rritet ndjeshëm.

Llojet e tjera të komplikimeve

Të keni lupus gjithashtu rrit rrezikun nga:

Infeksioni. Njerëzit me lupus janë më të prekshëm ndaj infeksioneve, sepse si sëmundja ashtu edhe trajtimet e saj mund të dobësojnë sistemin imunitar.

Kanceri. Personat që kanë lupus, vlerësohet se mund të rrezikohen nga kanceri.

Vdekja e indit kockor. Kjo ndodh kur furnizimi me gjak në kockë reduktohet, duke e çuar kështu, shpesh në çarje të vogla në kockë dhe përfundimisht në kolaps të kockës.

Komplikimet e shtatzënisë. Gratë me lupus kanë një rrezik të madh që të abortojnë. Lupusi rrit rrezikun e tensionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë dhe lindjes së parakohshme. Për të zvogëluar rrezikun e këtyre komplikimeve, mjekët shpesh rekomandojnë shtyrjen e shtatzënisë derisa sëmundja juaj të jetë nën kontroll për të paktën gjashtë muaj.

Përktheu dhe përshtati:S.N