Migrena dhe dhimbjet e kokës e lodhin organizmin dhe janë jashtëzakonisht të pakëndshme. Ndonjëherë zgjasin për orë ose ditë të tëra, ndërsa dhimbjen e tyre nuk mund ta lehtësojë as analgetikët më të fortë. Dhimbja e fortë mund të shkaktojë edhe neveri, ndjeshmëri ndaj dritës dhe ndjesi të tjera të pakëndshme.
Çfarë e shkakton migrenë?
Nga migrena vuajnë më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën, me 20 milionë sulme në ditë. Gratë janë më të prirura mesatarisht për 18% ndaj migrenës, sesa meshkujt. Ekspertët besojnë se migrena shkaktohet nga disa faktorë:
Rritja e qarkullimit të gjakut në tru. Studimet kanë treguar se migrena shkakton qarkullimin e tepërt të gjakut në tru.
Çrregullime neurologjike.
Çrregullimet neurologjike kanë të bëjnë me aktivitetin e qelizave nervore, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë migrenën. Rritja e aktivitetit qelizor shkakton dhimbje.
Ndryshimi i nivelit të serotoninës. Migrena mund të shkaktohet nga inflamacioni i enëve të gjakut, të cilat shkaktojnë nivele të ulëta të serotoninës.
Ngushtimi i enëve të gjakut. Ngushtimi fillestar i enëve të gjakut dhe zvogëlimi i qarkullimit të gjakut, pasuar nga zgjerimi dhe ngushtimi i enëve të gjakut, mund të shkaktojnë dhimbje e cila rezulton në migrenë.
Mungesë vitaminash
Studimet e fundit kanë treguar se vitamina B6, B12 dhe acid folik, e zvogëlojnë incidencën e migrenës. Ekspertët besojnë se migrena mund të parandalohet me doza të larta të riboflavinës ose vitaminës B2.
Gjithashtu edhe vitaminat B6 dhe B12 e kanë zvogëluar nivelin e homocisteinës, prania e rritur e të cilave ndikon negativisht mbi shëndetin dhe shkakton sulme të migrenës.