Shumë studime kanë treguar pse mango duhet të gjendet në menynë tuaj të përditshme, por nëse nuk jeni të sigurt për fuqinë e tij, shikoni pse ky ushqim është kaq i dobishëm.
Kundër diabetit
Në një studim prezantuar kohëve të fundit në kongresin e Federatës së Shoqatave Amerikane për Biologji Eksperimentale, u tregua se kafshët që konsumonin të paktën nëntë gram mango të ngrirë dhe të tharë në ditë, në një periudhë prej 12 javësh, ju është ulur niveli i sheqerit në gjak. Kjo gjetje mund të ndihmojë pacientët me diabet, që të mbajnë nën kontroll nivelin e glukozës në gjak.
“Edhe pse mekanizmi me të cilin mango vepron në këtë mënyrë kërkon hulumtime shtesë, ne e dimë se ato përmbajnë përzierje të polifenoleve”, – shpjegoi Edralin Lucas, udhëheqës i hulumtimit.
Polifenolet janë kimikate natyrore të cilat gjenden te bimët dhe veprojnë si antioksidantë, që do të thotë se ata parandalojnë sëmundjet në nivel molekular.
Mbron nga kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i gjirit
Mango gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e rritjes së qelizave të kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit, gjykuar nga rezultatet e hulumtimit të Texas AgriLife Research, hulumtuesit e të cilit studiuan pesë llojet më të zakonshme të mangos të disponueshme në SHBA. Mango është burim i pasur i fibrave, vitaminës A, B6 dhe C, si dhe përbërësit e quajtur triterpen dhe lupeol, të cilat mund të pengojnë kancerin e zorrës së trashë dhe kancerin e gjirit.
Aleat për humbje peshe
Përveç se mbron nga sëmundja e diabetit dhe llojeve të caktuara të kancerit, mango mund të jetë aleat i atyre që luftojnë betejën me kilogramët e tepërt. Duke pasur parasysh se brendësia e mangos është jashtëzakonisht mishtore, ky frut ngop shumë, por duke pasur parasysh faktin se ato janë të pasura me fibra, ato do të ndihmojë në eliminimin e toksinave nga trupi. Pikërisht, për shkak të këtij fakti mango është ideale për dietë detoksifikimi.
Në periudhën e verës, ne i kthehemi ushqimit që na ndihmon të përgatisim lëkurën për diellin e fortë ose të na japë ngjyrën e errët të lëkurës. Për këtë arsye, mango është një ndihmë e madhe pasiqë përmban përmbajtje të lartë të beta karotenit.