Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, i cili diagnostifikohet lehtë dhe me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.
Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.
Diabeti është sëmundje agresive dhe progresive, e cila ka karakteristika të posaçme tek çdo individ, çka do të thotë se edhe mjekimi për çdo person me diabet duhet të jetë individuale dmth. t’u përshtatet nevojave të veçanta.
Megjithëse i njohim shumë mirë edhe shenjat edhe pasojat e diabetit, ende nuk ka një përkufizim të vetëm, megjithëse ajo që përmendëm është më gjithëpërfshirëse. Sot llogaritet se diabeti paraqet një gjendje midis mungesës së insulinës dhe rezistenca ndaj insulinës.
Sipas teorive të tjera, diabeti mendohet të pasqyrojë proçeset inflamatore të cilat zhvillohen në inde, sidomos në indet dhjamore dhe në enët e gjakut, ku lirohen qelizat inflamatore dhe elementet të cilat i dëmtojnë beta-qelizat në pankreas të cilat e tajisin insulinën. Me këtë zvogëohet sekretimi i insulinës, por gjithashtu krijohet edhe rezistencë ndaj vetë insulinës, dmth. stimulohet rezistenca ndaj insulinës.
Gjithashtu ekziston një pikëpamje bashkëkohore se të dyja format kryesore të diabetit, në të vërtetë janë një kalim nga njëra tek tjetra.
Si pasojë e metabolizmit të dëmtuar të karbohidrateve, në gjak shfaqet sheqer i tepërt i cili nuk mund të ulet vetë në vlerat normale.
Vlera normal e sheqerit në gjak ose glikemia variojnë nga 4,5 deri në 5,6 mmol/l, nga gjaku i kapilareve (glicemia nga gishti). Vlerat më të larta të urisë, sidomos nëse përsëriten matje të shumta, zakonisht janë shenjë e diabetit. Domethënë, sheqeri i rritur gjatë urisë do të thotë diabet. Megjithatë, sipas shumë studimeve mbi ndikimi i niveleve të ndryshme të sheqerit në gjak ose tek enët e gjakut, është treguar se vlerat e glukozës mbi 5.6 mmol/l gjatë urisë çojnë në ndryshimin e enëve të gjakut. Prandaj, nivelet e glukozës mbi 5.6 mmol/l në gjak gjatë urisë, të marra nga gjaku i kapilarve shënohen si glikemi e dëmtuar e urisë.
Diabeti ekziston që kur ekziston njeriu. Për këtë ka të dhëna nga Egjipti i lashtë, siç është papirusi i Ebersit i cili daton shumë shekuj para Krishtit. Sot diabeti është shumë i përhapur dhe nga kjo sëmundje vuajnë një numër i madh njerëzish. Diabeti në këtë mijëvjeçar përfshin përmasa epidemike dhe përfaqëson jo vetëm një problem shëndetësor por edhe social dhe ekonomik. Mendohet se në ditët e sotme ka mbi 250 milionë njerëz me diabet, me një përqindje të panjohur të të sëmurëve të mundshëm, njerëz me çrregullim fillestar të sheqerit në gjak ose njerëz që nuk janë në dijeni për diabetin.
Shumica e njerëzve me diabet janë në vendet në zhvillim si dhe vendet me standard të ulët, ndërsa numri i njerëzve me diabet në vendet e zhvilluara është në stagnim ose në rënie. Kjo vjen si shkak i përpjekjeve masive qeveritare për të edukuar popullsinë rreth të ushqyerit, duke vënë në dukje rreziqet që dalin nga diabeti i patrajtuar, yndyrnat e larta dhe tensioni i lartë i gjakut. Gjithashtu, zhvillohet edukimi gjithnjë e më intenziv për nevojat e njerëzve për aktivitetin fizik ditor dhe ndryshimin e mënyrës së jetesës. Me fjalë të tjera është e nevojshme të dini se:
- Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore.
- Diabeti është shkaktari i gjashtë i vdekjeve në vendet shumë të zhvilluara.
- Rreziku i vdekjes tek njerëzit me diabet është dy herë më i lartë sesa tek njerëzit pa diabet.
- Diabeti kryesisht është rezultat i stilit të jetesës perëndimore dhe reduktimi i aktiviteteve fizike.
- Diabeti mund të parandalohet tek shumica e njerëzve në rrezik, nëpërmjet edukimit rreth mënyrës së duhur të jetësës, do të thotë ushqim i duhur dhe aktivitet fizik.
Në Maqedoni ka rreth 120 000 njerëz me diabet, nga të cilët vetëm rreth 1-3% janë të tipit I, ndërsa të tjerë i përkasin tipi II.
Sëmundja është e përjetshme.
Mjekimi gjithashtu është i përjetshëm.
Prandaj, qëllimi i neve mjekëve është që t’ju njoftojmë më shumë për sëmundjen tuaj, në mënyrë që të ndihmoni veten.
Mbani mend: Diabeti tek disa njerëz prej fillimit trajtohet me insulinë, ndërsa tek të tjerët trajtimi me insulinë do të jetë i nevojshëm pas një periudhe të caktuar kohe.
Sa më herët të kaloni në insulinë, aq më e gjatë dhe më e bukur do të jetë jeta juaj.