Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Ketoacidoza diabetike (10)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cili diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Cilat janë shenjat e ketoacidozës diabetike?

1. Përgjumje, dobësim, etje, urinim i shpeshtë;
2. Glikemi e lartë;
3. Glikozuri;
4. Aceton në urinë.

Çfarë duhet të ndërmerrni në rastin e shfaqjes së ketoacidozës?

1. Pini sa më shumë ujë ose çaj;
2. Informoni mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gjendja është gjithmonë shqetësuese, madje edhe nëse nuk keni nivele të larta të glikemisë. Nëse gjendja përkeqësohet, dhe akoma nuk keni aceton në urinë, informojeni menjëherë me mjekun e juaj, pasi që ka mundësi që të bini në komë ketoacidotike diabetike. Kjo lloj kome, fatmirësisht është më pak e zakonshëm. Më së shpeshti paraqitet te diabeti i tipit 1, por edhe më shpesh në diabetin e tipit 2.

Cilat janë shkaqet më të shpeshta të shfaqjes së ketoacidozës diabetike dhe komës?

• Pak insulinë ose e keni kapërcyer dozën e nevojshme;
• Konsumimi i ushqimit në sasi të mëdha;
• Infeksione të llojeve të ndryshme, që nga viruset e rëndomta e deri te infeksionet me qelb, sidomos diarretë;
• Stresi i llojeve të ndryshme, si lëndimet, sidomos në kokë, traumat psikike;
• Përdorimi afatgjatë i tabletave të diabetit të cilat nuk kanë më efekt dhe mospranimi i këshillave për të kaluar në terapinë me insulinë.

Në diabet ekzistojnë edhe dy gjendje akute dhe serioze, të cilat nëse nuk trajtohen në institucione të specializuara, përfundojnë me vdekje, si:

Gjendja hypersmolar (koma)

Simptomat e komës hyperosmolar janë të ngjashme ose të njëjta si ato të ketociadozës, përveç dallimit se nuk ka duhet të ketë aceton në urinë, por duhet të ketë glikozuri. Ndryshe nga koma ketoacidotike diabetike, koma hyperosmolar ose gjendja hyperosmolar më së shpeshti shfaqet në diabetin e tipit 2, edhe atë te të moshuarit. Tipari kryesor, përveç moshës dhe llojit të diabetit, është glukoza e lartë në gjak, e cila mesatarisht është shumë më e lartë se sa te gjendja ketoacidotike. Vdekshmëria është më e lartë se në ketoacidozë, veçanërisht nëse epoka e pacientit është e avancuar. Gjendja hyperosmolar shfaqet edhe te njerëzit të cilët nuk kanë pasur diabet ose që e kanë pasur diabetin të rregulluar mirë. Në të tilla situata rregullimi i glikemisë, si edhe prognoza janë shumë të paqarta dhe me vdekshmëri të lartë.

Acidoza laktike

Kjo gjendje, për fat të mirë, është e rrallë dhe kryesisht shfaqet tek personat e moshuar me qarkullim të dobët, të cilët kanë marrë biguanide (nga gjeneratat më të vjetra). Në urinë ka glikozuri, ndërsa në gjak laktat dhe piruvate, të cilat nuk shfaqen në diabetin e rregulluar. Simptomat janë të ngjashme me ato të komave të përshkruar, vetëm se vdekshmëria është e lartë.

Trajtimi i gjendjeve të lartpërmendura metabolike akute në diabet ka këto rregulla themelore:

  1. Rimbursimi i shpejt i lëngjeve. Ky është momenti më i rëndësishëm i trajtimit të këtyre gjendjeve akute. Asnjëherë nuk duhet të jepen nën tre deri katër litra lëngje. Ngarkesa te njerëzit në gjendje të tillë, me pak lëngje (500 ml) shpesh çon në gjendje të pariparueshme të veshkave dhe prognozë të dobët. Lëngjet duhet të jepen në intervale shumë të shpejta dhe në sasi të madhe përmes dy venave;
  2. Dhënia e dozave të vogla, por të shpeshta të insulinës nëpërmjet infuzionit;
  3. Korrigjimi i elektroliteve;
  4. Transferimi urgjent në një njësi të specializuar metabolike.

Përcaktimi i mikroalbuminurisë

Përcaktimi i mikroalbuminurisë në urinë është një metodë relativisht e re, ku me ndihmën e e test lentave përcaktohet prania e proteinave në urinë në gjurmë minimale. Në urinën normale nuk duhet të ketë mikroalbuminuri. Shfaqja e saj tregon se bëhet fjalë për dëmtimin e veshkave në diabet, gjë që është shenjë serioze për një nga komplikimet më të vështira të diabetit. Përcaktimi i mikroalbuminurisë nuk duhet të bëhet shpesh, mjafton dy herë në vit.