Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Llojet e diabetit (5)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cili diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

  1. Diabeti tip 1 ose diabeti i varur nga insulina. Shfaqet në moshë të re, domethënë që nga lindja e deri në moshën 35 vjeçare, më së shpeshti deri në moshën 20 vjeçare. Ky është diabet që krijohet për shkak të procesit autoimun i cili tërësisht i shkatërron qelizat Beta në pankreas, kështu që tek të sëmurit nuk tajohet aspak insulinë. Tek kjo formë e sëmundjes, vetë organizmi sekreton antitrupa, dmth, materje ose struktura specifike që i sulmojnë Beta qelizat. Këto materje depozitohen në qelizat Beta dhe e pamundësojnë tajitjen e insulinës.

Ekzistojnë disa lloje të antitrupave, si: disa janë të drejtuar kundër qelizave beta, të tjera kundër vetë insulinës dhe të tretat kundër strukturave të caktuara në qelizën beta. Për t’u shfaqur diabeti si rezultat përfundimtar i këtij sulmi të programuar, duhet të shkatërrohen mbi 70% të qelizave beta. Kjo do të thotë se pankreasi ka rezerva të mëdha të qelizave beta. Ky proces i shkatërrimit të vet materialit beta qelizor zgjat për një periudhë të gjatë.

Tek çdo person te i cili do të shfaqet diabeti tipi 1, në fillim gjithmonë ekziston prania e antitrupave në gjak. Në mjekimi e kësaj sëmundje është e domosdoshme insulina që nga fillimi, kështu që ky quhet edhe diabeti i varur nga insulina. Është shumë e rëndësishme të dihet se ky lloj i diabetit, për shkak se nuk ka rezerva të veta të insulinës, ka këto:

  • Nivelet shumë të paqëndrueshme të sheqerit në gjak. Gjatë çdo matje brenda ditës, ka dallime në vlerat e glikemisë. Mos prisni vlera të qëndrueshme si te të rriturit.
  • Njerëzit me diabet të tipit 1, për shkak të ndryshimeve të larta në glikeminë, shpesh herë u ndodhin komplikime akute metabolike të diabetit, të ashtuquajturë ketoacidozë, e cila kërkon mbikëqyrje të detyrueshme mjekësore dhe trajtim.
  • Mjekimi më i mirë për diabetin e tipit 1 është pompa e insulinës ose terapia e intensifikuar e insulinës.
  • Në diabetin e tipit 1, kanë më shumë gjasa që të pësojnë enët e vogla të gjakut të retinës, veshkat dhe nervat (ose të zhvillohet mikroangiopati).

2. Diabeti tip 2 ose diabeti jo i varur nga insulina. Kjo lloj sëmundjeje shfaqet në moshën madhore dhe është shumë më i përhapur se diabeti i tipit 1. Mendohet se mbi 3/4  e diabetikëve, kanë saktësisht diabetin jo të varur nga insulina, më saktë, të paktën 85  deri 90 për qind të të gjithë atyre që vuajnë nga diabeti. Shumica prej tyre janë mbipeshë (mbi 90%). Diabeti i tipit 2 gjithashtu paraqitet edhe tek njerëzit me peshë trupore normale, por në një moshë më të vjetër. Kjo sëmundje gjithnjë e më shpesh shfaqet me kalimin e viteve, si dhe te njerëzit që përmirësohen, veçanërisht te ata që kanë depozita yndyrore në stomak (dmth. obezitet abdominal). Në diabetin jo të pavarur nga insulina, sekretohet mjaftueshëm insulinë, por nuk është efektiv. Gjatë mjekimit në fillim ose më së shumti deri në vitin e dhjetë (më rrallë), nuk është e nevojshme insulina. Në rrjedhën e mëtejshme të sëmundjes, insulina është e domosdoshme, sidomos gjashtë vjet pas fillimit të sëmundjes, në terapi kërkohet insulina.

Është interesante fakti se diabeti i tipit 2 po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm tek fëmijët me mbipeshë, të cilët janë viktima të ushqimit të shpejta. Me fjalë të tjera, këta fëmijë nuk kanë nevojë për insulinë si fëmijët e dobët me diabet të tipit 1.

  • Diabeti i tipit 2 ka glikemi të qëndrueshme për shkak të furnizimeve të brendshme të insulinës, si dhe nevojave më të vogla të organizmit për insulinë.
  • Në pjesën më të madhe tregon rezistencë ndaj insulinës, nëse merret në terapi çka është tipar kryesor i sëmundjes.
  • Gjatë mjekimit dozat e insulinës duhet të zvogëlohen, dhe jo të rriten deri në kufijtë e duhur të glikemisë.
  • Diabeti i tipit 2 është i prirur ndaj komplikimeve të enëve të mëdha të gjakut, si: zemrës (enët koronare të gjakut), trurit (goditje në tru), si dhe enët e mëdha të këmbëve (makroangiopatia).

Lloje të tjera të diabetit:

3. Diabeti MODS shfaqet tek njerëzit deri në moshën 40 vjeçare, por nuk trajtohet me insulinë, paraqet një formë të rrallë të sëmundjes për shkak të defekteve të trashëguara në sintezën dhe veprimin e insulinës. Ky lloj diabeti ka disa nënlloje, dhe është i rrallë në praktikën e përditshme.

4. Diabeti gestacion shfaqet gjatë shtatzënisë. Diabeti gestacion parqitet në 2-4% të grave shtatzëna, zakonisht gjatë tre deri gjashtë muajve të parafundit. Më i zakonshëm është tek gratë shtatzëna më në moshë, me obezitet, si dhe tek ato që kanë pasur diabet në familje. Vetëm tek 30% deri 40% e këtyre grave zhvillohet diabeti si gjendje e përhershme gjatë 10 deri 20 vitet të ardhshme, përderisa 81% deri 94% kanë tolerancë normale të glukozës pas lindjes. Megjithatë, diabeti gestacional është faktor i rëndësishëm i rrezikut për diabeti dhe duhet të ndiqet. Te çdo grua shtatzëne me ndonjë rrezik diabeti, duhet të aplikohet OGTT për një orë, me 50 gram glukozë gjatë javës së 24 deri në javë e 28 të shtatzënisë.

5. Tolerancë e ulët e karbohidrateve (IGT) e cila karakterizohet nga vlerat normale të glikemisë gjatë urisë, por pas ngarkesës me glukozë vlerat nuk bien në normale. Normalisht, dy orë pas ngarkesës me glukozë nivelet e sheqerit në gjak duhet të jenë deri në 7.8 mmol / L. Përderisa vlerat pas dy orëve variojnë nga 7.8 në 11.1 mmol / L, atëherë kemi të bëjmë me tolerancën e ulët të karbohidrateve. Nëse pas dy orëve glikemia është mbi 11.1 mmol / l, atëherë është diabet. Nga ky lloj çrregullimi vuan një numër i madh i njerëzve, thuajse çdo i katërti person.

6. Glikemia e dëmtuar gjatë urisë, paraqet persona tek të cilët glikemia gajtë urisë varion nga 5.5 në 7.0 mmol / litër. Ky grup duhet të kontrolloja dhe mbikqyrë rreziqet kardiovaskulare dhe ato për zhvillimin e diabetit. Ky grup është mirënjohës në parandalimin e diabetit me anë të këshillimit mbi ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik.

7. Diabeti i kequshqyerjes paraqitet si shkak i ushqimit. Në vendin tonë është i rrallë. Më së shumti paraqitet në vendet e pazhvilluara midis moshës 10 deri 40 vjeçare, me simptoma klasike të diabetit të tipit 1.

8. Forma të tjera të diabetit: këtu bëjnë pjesë të gjitha ato kategori që nuk u përmendën, siç është diabeti që paraqitet në kuadër të sëmundjeve endokrinologe të  hipofizës, gjëndrave mbiveshkore, vezoreve etj., si dhe diabetit i cili është zhvilluar gjatë terapisë me barna të ndryshme, kortikosteroide, citostatikë, etj.

9. Diabeti tek të posalindurit dhe format e fituara (kanalopati). Këto janë forma të rralla që quhen anomali të lindura të kanaleve të kaliumit të qelizave beta, të cilat reagojnë ndaj terapisë sulfonilurea dhe janë rezistente ndaj trajtimit me insulinë.


Ekzistojnë edhe grupe me rrezik të lartë për diabet, siç janë:

  • Personat e trashë (të cilët janë mbi indeksin normal trupor ose indeksin e masës trupore-BMI);
  • Personat që e kanë njëri ose të dy prindërit ose të afërm të tjerë me diabet;
  • Gratë të cilat gjatë shtatzanisë kishin diabet gestacion;
  • Personat e lindur me peshë të vogël trupore.

http://pzuprofdrbogoev.com/