Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Simptomat e sëmundjes? (2)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.

Shkruajnë: Prof. Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

SIMPTOMAT KRYESORE 

  1. Dobësimi dhe humbja e forcës së punës, dëshira për gjumë dhe kujtesa e dobësuar.
  2. Humbja e peshës, e cila mund të jetë e ndryshme, dmth. nga humbja e disa kilogramëve (në një kohë të shkurtër), deri te humbja më e theksuar e peshës  pavarësisht rritjes së oreksit.
  3. Tharja e gojës, me një ndjenjë të thatësisë së fytit, çka çon në etje dhe nevojën për të pirë ujë.
  4. Pirja e ujit dhe urinimi është e përhershme, kështu që çregullohet edhe gjumi.

Konsumimi i shpeshtë i lëngjeve çon në: Urinim të shpeshtë dhe me tepri gjatë ditës dhe natës.

 

 

Bëni kujdes: Nëse ndjeni një etje të shtuar, mos pini lëngje frutash ose pije të ëmbla të gazuara. Pini vetëm ujë!

Shenja tjera të sëmundjes mund të jenë edhe këto:

  1. Shfaqja e puçrrave me qelb në qafë, si dhe në pjesë tjera të trupit, që përsëriten dhe nuk i përgjigjen terapisë se zakonshme.
  2. Skuqje me kruajtje të organit gjenital, i cili përkeqësohet me larjen me sapun dhe përsëritet.
  3. Rritja e oreksit për të gjitha ushqimet, madje edhe për ëmbëlsirat.
  4. Shërimi i ngadalshëm i lëndimeve, sidomos plagët me qelb.
  5. Dobësimi i të pamurit.
  6. Nëse shfaqet ndonjë nga këto simptoma, veçanërisht nëse disa prej simptomave shfaqen së bashku, është e nevojshme të konsultoheni me mjekun dhe të kërkoni të ju kontrollohet glukoza në gjak.
  7. Nëse sëmundjen e zbuloni më herët, ju mund t’i shmangni ose t’i vononi komplikimet e sëmundjes.

(vazhdon)

http://pzuprofdrbogoev.com/