Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Sheqeri në urinë (9)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Tek njerëzit e shëndoshë, si dhe tek njerëzit me diabet të cilin e mbajnë atë nën kontroll, nuk ka sheqer në urinë (1). Nëse shfaqet sheqer në urinë (ose keni glukozuri), kjo do të thotë se glikemia lëviz mbi 10 mmol/l.

Vlera prej 10 mmol/l është më e zakonshme, prandaj edhe llogaritet si më e saktë. Megjithatë, ka njerëz tek të cilët glukozuria është nën ose mbi vlerën e përmendur, e cila është e rëndësishme të dihet se si funksionon individualisht. Atëherë themi se personi ka prag të lartë ose të ulët për glukozurisë. Nëse shfaqja është e përhershme atëherë ajo nuk ka kuptim asnjë ndikim tek njeriu, në kuptim të shëndetit të tij.

Përcaktimi i glukozurisë

Përcaktimi i glukozurisë bëhet nëpërmjet lentave të cilat në njërin skaj kanë një substancë e cila e ndryshon ngjyrën në praninë e sheqerit në urinë, ose një indikator. Duhet të pranojmë se, kjo procedurë është shumë më e mirë sesa përcaktimi i glikemisë, pasi që nuk shpohen gishtat, ndërsa lentat vendosen në gotën me urinë ose thjesht mund të urinoni mbi lentë. Por përcaktimi i glukozurisë është i rëndësisë orientuese ose dytësore për sëmundjen e juaj. Dhe kjo për këto arsye:

  1. Nëse nuk keni glukozuri, ju as që e dini sa është glikemia juaj, por supozojmë se është nën 10 mmol/l. Glikemia e ulët (si për shembull, rreth 8 mmol/l) është pikërisht ajo më e  dëmshmja, pasi që nuk jep asnjëfarë simptome, ndërsa me siguri i dëmtojnë edhe enët e gjakut.
  2. E rëndësishme është se cilën urinë e kontrolloni. Gjegjësisht, nëse keni glukozuri në urinën e parë të mëngjesit, kjo do të thotë se glikemia juaj gjatë natës ishte e lartë. Por nëse kontrolloni urinën e dytë të mëngjesit, tashmë ju mund të mos keni glukozuri, kështu që nuk e dini nëse duhet të korrigjoni glukozën në mbrëmje.
  3. Barna të ndryshme ose substanca të tjera mund të tregojnë gabimisht për glukozuri.

Acetoni në urinë

Shfaqja e acetonit në urinë është dukuri e padëshirueshme dhe mjaft e rrezikshme, si dhe është një dritë e kuqe për ju. Në këtë rast, menjëherë shkoni për vizitë te mjeku ose qendrën më të afërt të diabetit.

Prej nga aceton në urinë, çfarë do të thotë kjo?

Acetoni është një nga keto trupat. Përveç acetonit, i cili përcaktohet lehtë në urinë, trupat tjerë keto, të cilat kanë të bëjnë me glikeminë e lartë dhe insulinën e pamjaftueshme, përcaktohen më me saktësi në gjak.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë aceton në urinë!

Edhe nëse ka, atëherë ajo është rezultat i niveleve shumë të larta të glikemisë. Si rezultat i kësaj ndodh zbërthimi i yndyrës, në mënyrë që të ushqehen qelizat e uritura. Në këtë mënyrë, si një nën-produkt i shkrirjes yndyrore shfaqet acetoni, i cili sekretohet përmes urinës. Por, acetoni në urinë mund të shfaqet edhe pangrënë, gjë që është mjaft e rëndësishme të kuptohet nga biseda me pacientin. Acetoni është shenjë e mirë vetëm për njerëzit në peshë ose për ata që po përpiqen të dobësohen. Kjo do të thotë se, tek ata ka filluar të zbërthehet yndyra. Për dallim nga ketoacidoza diabetike, në të cilën ka edhe aceton edhe sheqer në urinë, gjatë dobësimit në urinë ka vetëm aceton. Asnjëherë nuk ka prani të sheqerit. Ata me më shumë përvojë mund të vërejnë acetoni në erën e gojës, si era e mollës së kalbur. Acetoni në urinë përcaktohet nga lentat, në të njëjtën mënyrë si glukozuria.


Mbani mend:

  • Acetoni në urinë do të thotë se, ka ndodhur përkeqësimi akut i diabetit dhe shfaqja e ketoacidozës diabetike.
  • Gjendja e ketoacidozës në gjak zbulohet nëpërmjet kontrollit të gjakut, përmes parametarve të saktë për përcaktimin, siç është acidi beta-oksibutinin, etj.

Gjendja ka tri faza:

1. Ketozë, kur në urinë ka vetëm aceton pa çrregullimin e aciditetit (pH) të gjakut.
2. Ketoacidoza, kur përveç acetonit ka edhe çrregullim të aciditetit në gjak.
3. Koma ketoacidotike, kur ka çrregullime të vetëdijes.

Nëse nuk merrni masa menjëherë, situata do të përkeqësohet.