Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cili diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.
Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.
Si vepron insulina?
Efekti i insulinës është jashtëzakonisht kompleks. Ai është hormoni kryesor që e rregullon veprimin (metabolizmin) e glukozës, proteinave (aminoacidet dhe proteinat) si dhe yndyrnave. Pa insulinë, nuk mund të bëhet riprodhimi i drejtë dhe normal i qelizave, madje nuk është e mundur që të kenë pasardhës të shëndetshëm.
Do të përpiqem që shkurtimisht t’ju përshkruaj efektin e insulinës mbi qeliza.
Çdo qelizë si njësi themelore e organizmit ka bërthamën dhe citoplazmën, e cila gjendet e rreth bërthamës dhe e mban bërthamën dhe vetë qelizën në një mjedis të caktuar. Qeliza e ruan të gjithë përmbajtjen e saj me anë të membranës, e cila është mjaft ndërlikuar, ndërsa në sipërfaqe ka struktura të caktuara të cilat përbëhen nga aminoacidet dhe quhen receptorë. Në fakt, receptorët janë vendet ku lidhen materiet e ndryshme, siç janë: hormonet (insulina, hormoni i rritjes, kortizoli, etj.) barnat dhe materiet tjera në jetën e përditshme. Insulina gjithashtu lidhet me një nga ato receptorë.
Lidhja me receptorin është aq e saktë sa duket si çelësi dhe dryni. Pra, vetëm një çelës mund të hyjë në një bllok të caktuar. Pas lidhjes me receptorin, insulina i shpreh veprimin e saj në qelizë.
Them veprimet sepse ka shumë:
- Veprime të shpejta të cilat mundësojnë balancimin e elektroliteve (kripërave), si natriumi dhe kaliumi, të cilat janë themelore për jetën e qelizës dhe organizmit, të cilat me mbidozë ose mungesë, mund të sjellin vdekjen e qelizës.
- Veprime të mesatarish të shpejta, ku veprimi është mbi furnizimin ose futjen e glukozës në qelizë. Kjo është më e rëndësishmja për ju. Domethënë, kur përmendim çelësi dhe drynin, citoplazma i lëshohen komanda bërthamës ku disa struktura (të quajtura PPAR) japin sinjale për të aktivizuar transporterët e glukozës, të cilat janë të shumë llojshme, për dallim nga organi ku gjenden qelizat. Transporterët e glukozës nga mesi i citoplazmës, nën veprimin e sinjaleve të lartpërmendura, afrohen drejt membranës së qelizës të cilat në mënyrë specifike e tërheqin glukozën (molekula e glukozës) nga qeliza. Glukoza fosforilohet dhe nuk mund të dalë nga qeliza. Detyra kryesore e glukozës është që të shërbejë si material për energji dhe jetën e qelizës.
Shumë prej jush do të pyesin se përse duhet t’i dini të gjitha këto? Për shkak se të gjitha barnat që përdoren për trajtimin e diabetit bazohen pikërisht te këto gjetje të detajuara dhe të sakta.
Vetëm si shembull: insulina, analoget, tiazolidinedionet, sulfonilureat dhe të gjitha barnat tjera janë të krijuara në bazë të njohurive të detajuara të veprimit të insulinës mbi qelizat dhe veprimet e receptorit.
Ngeli të përshkruajmë edhe:
- Veprime e ngadalshme të insulinës të cilat lidhen me stimulimin dhe shtimin e materialit gjenetik në bërthamë. Në fakt, insulina ndikon edhe në shtimin e qelizave, rritjen e tyre dhe formimin e qelizave të shëndetshme. Kjo praktikisht do të thotë se insulina është përgjegjëse edhe për pasardhësit e shëndetshëm të organizmit. Ndërsa tek diabeti i cili nuk është i rregulluar mirë dhe mungon insulina, ekziston rrezik i madh që brezat e ardhshëm të qelizave dhe fëmijëve të jenë të shëndetshëm.
Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo grua e cila vuan nga diabet, për të lindur fëmijë të shëndetshëm duhet të kontrollohet mirë dhe me një glikim të mirë, njejtë si të gjithë njerëzit me diabet të cilët pretendojnë zhvillim dhe rritjen normale të qelizave, duhet të jenë mirë të rregulluara.
Pankreasi është një gjëndër mjaft e ndërlikuar e përbërë nga shumë lloje të qelizave që tretin shumë hormone. Qelizat që e tretin insulinën quhen qelizat Beta dhe gjenden në struktura që i ngjajnë ishujve, prandaj quhen ishujt e Langerhans.
Insulina qarkullon në gjak dhe i lejon sheqerit në gjak (glukozës) që të hyjë në qelizat e organeve dhe sistemeve: Pa insulinën është e pa mundur që të funksionoj normalisht metabolizmi i proteinave, si dhe zhvillimi i shëndetshëm i qelizave, sidomos proçesi i shtimt të materialit gjenetik (acid deoksiribonukleik në qelizë). Prandaj insulina është hormoni pa të cilin jeta është e pamundur.
Në rast se për çfarëdo arsye ka mungesë të insulinës në gjak, vjen deri te rritja e nivelit të glukozës në gjak ose hiperglikemia, ndërsa në qeliza nuk ka glukozë të mjaftueshme. Kjo situatë, nga ana tjetër çon në nxjerrjen e ujit nga qelizat, me çka shtohet etja, ku e njejta nuk e plotëson nevojën për ujë në qelizë, kështu që proçesi i pirjes vazhdon pa ndonjë efekt.
Dmth, mungesa e insulinës është shkaku i rritjes së nivelit të sheqerit në gjak (hiperglikemia) dhe kjo gjendje quhet sëmundje e sheqerit ose diabeti melitus (Diabetes mellitus).
Pse paraqitet mungesa e insulinës?
Mungesa mund të shfaqet për dy arsye:
- Shkatërrimi i qelizave Beta në pankreas për shkak të inflamacionit, dëmtimi nëpërmjet substancave kimike (alkooli, toksina të ndryshme, pesticide, barna) ndërsa më së shpeshti për shkak të proçesit autoimun, ku qeliza të caktuara të organizmit i sulmojnë organet e veta.
- Insulinë ka mjaftueshëm ose më tepër se normalja, por nuk është efektive. Arsyet për këtë janë të shumta dhe deri më sot akoma nuk janë sqaruar. Ndryshimet më të zakonshme janë ato të përbërjes dhe veprimit të vetë insulinës:
Gjegjësisht, në qeliza ka receptorë të cilët përfaqësojnë vendet ku insulina lidhet me qelizën. Këto receptorë mund të modifikohen për arsye të ndryshme, kështu që bëhen më pak të ndjeshëm ndaj insulinës, me çka dobësohet efekti i saj.
(vazhdon)