Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Vetëkontrolli (7)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cili diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

 

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

Vetëkontrolli do të thotë gatishmëri, dëshirë dhe njohuri, të përcaktoni vetë glikeminë në çdo kohë, si dhe të kontrolloni vlerën e sheqerit në urinë, acetonin dhe mikroalbuminurin. Përcaktimi i sheqerit në gjak ose përcaktimi i glukozës bëhet me anë të shiritave (lenteve) ose aparatet për përdorim shtëpiak. Në fakt, të dyja janë të njëjta, pra metoda konsiston në marrjen e një pikë gjaku nga gishti dhe vendoset në shiritin e veçantë, i cili në njërin skaj ka reagent dmth. substancë që reagon në prani të glukozës.

Gjeneratat e reja të këtyre indikatorëve ose shiritave, përdorin teknologjinë e cila bazohet në krijimin e tensionit elektrik në prani të glukozës.

Nëse përdorni shirita që parim e kanë ndryshimin e ngjyrës, atëherë nuk është e nevojshme të përdorni aparatin për leximin e ngjyrës, por mund ta krahasoni atë me ngjyrat të cilat jepen në shishen e shiritave. Natyrisht, rezultatet janë shumë më të sakta nëse ngjyrën e lexon aparati që është i destinuar për shirita. Avantazhi tjetër i aparateve është se kanë aftësinë që të ruajnë rezultatet (memorizimin) dhe analizën e tyre kompjuterike.

Sot përdoren edhe pajisjet për monitorimin e vazhdueshëm të glikemisë, të cilat kryesisht përdoren në praktikën klinike, për njerëzit me ndryshime të shpeshta të glikemisë dhe tek të cilët përgatitemi të caktojmë pompat e insulinës. Këto aparate akoma nuk janë për përdorim masiv, për shkak të ndërlikueshmërisë, nevojës për përpunimin e të dhënave në mënyrë kompjuterike, si dhe çmimit të lartë të aparatit. Për shkak të interesit ndaj këtyre pajisjeve, duhet të theksohet se edhe ata funksionojnë me ndihmën e (kanulave) gjilpëra të vogla të cilat vendosen nën lëkurë dhe ndryshojnë në kohë të caktuar.
Po punohet intenzivisht për një aparat i cili vazhdimisht do ta matë glikeminë, por pa përdorimin e gjilpërave dhe kanulave domethënë, me sensorë të lëkurës. Për shkak të papërsosmërisë dhe ndryshimeve të lëkurës aparatet e tilla nuk janë të miratuara për përdorim.

Mbani mend:
Çdo pajisje e vetëkontrollit funksionon me shiritat e vet.

Mbani mend:
Aparatin e juaj mos ja huazoni të tjerëve.

Mbani mend:
Të gjitha gabimet në rezultate, janë si pasojë e pakujdesisë ose neglizhencës tuaj. Pas çdo gabimi, lexojini përsëri udhëzimet.

Mbani mend:
Vetëkontrolli i shpeshtë nënkupton një jetë më të mirë dhe me më pak komplikime.

Mbani mend:
Devijimet e rezultateve nga aparati në aparat janë mjaft normale, ndërsa lejohen 10 deri 15%, kështu që nuk duhet të ndryshoni aparatin.

Mbani mend:
Shumë më i saktë është aparati juaj, sepse të njëjtin e gradoni pas çdo gjurme kontigjente të re, sesa aparatet e laboratoreve.


Kur duhet të bëni vetëkontrollin?

Sa herë që mundeni dhe më shpesh. Vetëkontrollet e shpeshta gjithashtu ju kursejnë edhe kohën. Mos prisni në rradhë para klinikave. Mos e humbni kohën dhe disponimin tuaj, mos u ekspozoni ndaj shpenzimeve për transport, ndikimeve atmosferike dhe fatkeqësive. Së fundmi, ju keni të drejtën e diskrecionit të rezultatit. Sot, ekzistojnë aparate me gjurmë për përdorim shtëpiak, të cilat e përcaktojnë mesataren e glikemisë në periudhën e kaluar, dmth. HbA1c.


(vazhdon)

http://pzuprofdrbogoev.com/