Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Depresioni tek diabeti (31)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Depresioni tek diabeti

Depresioni është një ndryshim shumë i zakonshëm dhe dukuri shoqëruese tek njerëzit me diabet. Simptomat fillestare të depresionit janë: lodhja, çrregullime të gjumit, pesha trupore dhe oreksi.

Përveç kësaj, shfaqen edhe shenjat e mëposhtme:

• Interesi i zvogëluar ndaj aktiviteteve të përditshme;
• Humbja e peshës trupore, me oreks të reduktuar;
• Pagjumësia ose përgjumja;
• Nervozizmi ose ndjenja e mungesës;
• Lodhja dhe humbja e entuziazmit për punë;
• Ndjenja e fajit;
• Aftësia e zvogëluar për t’u përqendruar dhe për të marrë vendime;
• Mendime të shpeshta rreth vdekjes ose vetëvrasjes;
• Të zgjuarit herët;
• Humbja e interesit ndaj jetës së përditshme.

Interesant është fakti se këto vështirësi rrallë mendohen ose nuk u kushtohet mjaftueshëm vëmendje. Depresioni e përkeqëson diabetin, por edhe diabeti jo mirë i rregulluar e përkeqëson shpejt ose e ngadalëson depresionin. 

Edukimi adekuat, dija se kemi mundësi të mëdha për të trajtuar diabetin dhe hapja e personit ndaj mjedisit, janë metoda të mira për trajtimin e depresionit.