Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Diabeti si sëmundje kronike, shpesh shoqërohet me hipertensionin arterial (27)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Rritja e tensionit të gjakut

Tensoni i lartë i gjakut është një nga sëmundjet më të zakonshme të njeriut modern. Diabeti si sëmundje kronike, shpesh shoqërohet nga tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni arterial). Rritja e tensionit të gjakut është shkak i dëmtimit të mëtejshëm të enëve të gjakut, sidomos të trurit, zemrës dhe veshkave. Sipas kësaj, në trajtimin dhe parandalimin e diabetit, e rëndësishme është që t’i kushtohet vëmendje sidoms tensionit të gjakut, i cili duhet të trajtohet intensivisht dhe në mënyrë agresive.

Tension të rritur të gjakut ka cilido që vlera i varion mbi 130/80 mm zhivë.

Rregullat themelore për parandalimin e tensionit të gjakut janë si më poshtë:

  1. Të bëhet disa herë matja e tensionit në pozicion të ulur;
  2. Ndërprerja e pirjes së duhanit, si një nga rrezik faktorët kryesorë;
  3. Zvogëlimi i peshës trupore;
  4. Ndryshimi i regjimit të të ushqyerit, me futje e më shumë perimeve dhe shmangien e yndyrës dhe kripës;
  5. Lëvizje ose aktivitet fizik.

Nëse me masat e mësipërme tensioni nuk zvogëlohet, ai duhet të trajtohen rregullisht, në mënyrë aktive dhe agresive me pajisje për trajtimin e tensionit të gjakut.

Medikamentet duhet që t’ju përshkruaj diabetologu juaj. Asnjëherë mos e caktoni vetë mjekimin tuaj, ta ndryshoni dozën ose ta ndërprisni terapinë.

Për diabetin, grupet më të mira të barnave janë beta-bllokuesit dhe të ashtuquajturat ACE inhibitorë. Këto të fundit janë veçanërisht të rekomanduara nëse keni ndryshime edhe në veshka. Shumë pacientë kanë nevojë për kombinime të ndryshme të barnave ose për përdorimin e një ilaçi të tretë.

Normalizimi i tensionit të gjakut është vizë për një jetë të mirë dhe të sigurt, si dhe për ruajtjen e funksioneve të organeve më të rëndësishme: zemrën, trurin, veshkat dhe këmbët.

(Vazhdon)

http://pzuprofdrbogoev.com/