Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Hipoglikemitë orale – ilaçet e juaja (20)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Ekzistojnë katër grupe kryesore dhe më të përdorura të barnave që e ulin nivelin e sheqerit në gjak, por nuk e mjekojnë diabetin.
Ato janë:
  • Sulfonilurea (SU),
  • Biguanide,
  • Glinide,
  • Akarboza.
Ekzistojnë edhe tre grupe të reja të antidiabetikëve oral:
  • Sensitizers insulinë,
  • Inhibitorët DPP4,
  • Inhibitorë të transporterit-2 të natrium-glukozës (SGLT2).

MBANI MEND: Ju nuk mund të vendosni vetë për barnat e diabetit dhe as të ndryshoni dozën, pa u konsultuar me mjekun.


Sulfonilurea (SU)

Kjo grup barnash është më e vjetra dhe më e përdorura deri më tani. Këto janë substanca që ndikojnë në uljen e sheqerit në gjak në mënyra të ndryshme, por më së shumti duke stimuluar pankreasin që të sekretoj më shumë insulinë. Kjo do të thotë se, ilaçi mund të veprojë vetëm nëse keni çfarëdo lloj rezerve të insulinës personale. Për këto arsye, këto barna nuk mund t’u jepen personave që përdorin insulinë që nga fillimi i sëmundjes, pasiqë ato nuk kanë insulinën e tyre.

Në këtë grup bëjnë pjesë më shumë barna të cilat kanë përbërje të ngjashme, por që dallojnë për kohëzgjatjen e veprimit, si dhe sipas fuqisë së veprimit. Këto barna gjithashtu janë të ndaluara për fëmijët dhe adoleshentët, gjatë shtatëzanisë, si dhe gjatë shfaqjes së komplikimeve akute të sëmundjes, siç është glukoza e lartë e gjakut, sidomos kur shfaqet acetoni në urinë ose shfaqja e infeksioneve të çfarëdo lloji.

Sulfonilureat nuk duhet të jepen pa kontroll të rreptë tek personat e rritur, si dhe tek personat me çrregullime mendore.

Ato nuk duhet t’u jepen edhe personave të cilë e humbin peshën trupore, si dhe personave të cilët pavarësisht terapisë dhe dietës, kanë nivele të glukozës mbi 10 mmol/l gjatë urisë.

Ekzistojnë mjaft lloje të preparateve sulfonilure. Paleta rritet çdo ditë. Tek ne ka disa në përdorim.

Shfaqja e komplikimeve të sëmundjes, sidomos çrregullimet e syrit dhe të veshkave, nënkupton ndërprerjen absolute të terapisë sulfonamide.

Ekzistojnë mjaft efekte anësore të sulfonamidave. Më të zakonshmet janë si më poshtë:

  1. Shfaqja e hipoglikemisë, dmth. rënia e glukozës në gjak nën 50 mg%.

Hipoglikemia kryesisht shfaqet për shkak të:

  • dozës tepër e madhe e tabletave;
  • rritja e aktivitetit fizik;
  • sasi të vogla të ushqimit;
  • dëmtimi i veshkave;
  • konsumi i alkoolit në stomakun bosh.

2. Alergji në formën e skuqjes në lëkurë, shfaqja e puçrrave me kruarje, si dhe forma të rënda të alergjive.

3. Dëmtimi i palcës së eshtrave me ndryshime të pasqyrës së gjakut.

Vetëm mjeku juaj ose diabetologu mund të vendosë se cilat ilaçe nga ky grup duhet t’i merrni, sa kohë dhe çfarë doze.