Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.
Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.
Biguanidet
Ky grup ndikon lehtësisht në zvogëlimin e glikemisë. Veprimi është i ndryshëm nga ai i sulfonamideve. Në fakt, biguandinet konsiderohen se:
• E zvogëlojë lirimin e glukozës nga mëlçia;
• E përmirësojnë përdorimin e glukozës në indet periferike (muskujt);
• E reduktojnë apsorbimin e glukozës nga zorra;
• E zvogëlojnë oreksin;
• Nëse jepen pa kombinim me barna të tjera dhe insulinë, atëherë nuk shkaktojnë hipoglikemi.
Barnat e kësaj grupe mund të jepen së bashku me insulinën dhe disa barna nga grupi i sulfonamideve. Biguanidet kryesisht u jepen njerëzve me mbipeshë ose që marrin doza të larta të insulinës (rezistenca e insulinës). Sot në përdorim është vetëm metformina. Për shkak të efekteve anësore, të cilat mund t’a rrezikojnë jetën (acidozë laktike), biguanidet janë përdorur prej kohësh me një kujdes të madh. Ato mund të shkaktojnë gazra në zorrë, diarre dhe të përziera.
Nuk duhet t’u jepen personave me diabet të tipit 1, si dhe personave me mëlçi ose veshka të dëmtuara, personave me qarkullim të dobët, ënjtje dhe zemër të dobët. Ata gjithashtu nuk u jepen edhe personave që marrin barna kundër trombozës. Mund të kombinohen me të gjitha barnat e tjera orale antidiabetike, si dhe tek personat që marrin insulinë. Ato u gjithashtu u jepen fëmijëve dhe grave shtatzëna me indikacione të veçanta.
Biguanidet mendohet se kanë efek antikancerogjen tek disa lloje kanceresh. Gjithashtu përdoren edhe në gjendje të tjera, si për shembull te sindromi ovarian polycystic dhe të ngjashme.
Glinidet
MEGLITID
Këto janë gjenerata e re barnave me orale antidiabetik. Efekti i tyre e rrit sekretimin e insulinës në pankreas. Avantazh është se ata veprojnë shkurtimisht, për disa orë, duke imituar sekretimin normal të insulinës nga pankreasi. Përkatësisht, preparatet sulfonilurea veprojnë për një kohë të gjatë, gjë që e bën pankreasin të sekretojë insulinë një gjendje të vazhdueshme. Pas disa viteve, ajo çon në shterjen e gjëndrës tiroide, e quajtur ndryshe dobësi sekondare, pas së cilës kalohet në insulinë. Meglitidet veprojnë shkurtimisht dmth. nxisin sekretimin vetëm gjatë një vakti. Pastaj, efekti i tyre përfundon. Në këtë mënyrë kursehen rezervat e pankreasit, ndërsa rënia e glikemisë zakonisht ndod pas një vakti. Në fakt, me meglitidet normalizohet hiperglikemia pas ushqimit (postprandiale).
Hiperglikemitë postprandiale janë shkaku kryesor i çrregullimit të enëve të gjakut te diabeti (angiopati diabetike), sidomos e enëve të mëdha të gjakut (makroangiopatia), gjë që rrit ndjeshëm gjasat e goditjeve në tru, infarkteve si dhe përkeqësimin e qarkullimit të këmbëve.
Meglitidet japin liri gjatë ngrënies, si dhe dozimin individual të barit, në përputhje me vaktin. Prandaj, është e gabuar që ilaçi të merret tre herë në të njëjtat doza. Nëse dreka është më e pasur, atëherë para saj duhet të merret doza më e madhe e ilaçit. Nëse nuk hani, atëherë nuk duhet të merrni tabletën. Meglitide gjithashtu mund të merren edhe nga pacientët e me veshka të sëmura. Hipoglikemia është më e lehtë.
Derivatet e fenilalaninës
Gjithashtu bëjnë pjesë në grupin e sulfoniluresë me efek të shkurtër. Efekti është i shkurtër, i mundësuar nga kalimi i shpejtë i kalciumit në qelizë dhe lirimi i shpejtë i insulinës. Përdoret në të njëjtën mënyrë si repaglinida, me efekt pozitiv në glikeminë postprandiale.
Akarboza
Nga ky grup relativisht i ri ekzistojnë mjaft barna që veprojnë, duke e zvogëluar kështu apsorbimin e glukozës nga ushqimi në nivelin e zorrëve, gjë që ul sheqerin në gjak. Merret para ushqimit dhe mund të kombinohet me lloje të tjera të terapisë. Ata mund të shkaktojnë diarre dhe zhurmë të zorrëve, si dhe gazra.
Insulin sensitizer (tiazolidinedionet – TZD)
Insulin sensitizer, tiazolidinedionet ose ilaçet që e rrisin ndjeshmërinë e insulinës: janë një grup i ri që sapo ka hyrë në derën e madhe të trajtimit të diabetit. Mekanizmi i veprimit të tyre konsiston, në rritjen e ndjeshmërisë së qelizave të insulinës, qoftë nga vetë organizmi ose nga injeksionet. Me aplikimin e tyre rritet ndjeshmëria e qelizave tek muskujt, indet yndyrore dhe mëlçinë e insulinës. Pikërisht, ato veprojnë në nivelin e receptorëve të proteinave në bërthamën qelizore, që përcaktohen si receptorët e aktivizuar me proliferator-peroksisome (PPAR). Këto receptorë marrin pjesë në metabolizmin e glukozës, yndyrës dhe proteinave në qelizë. Me aktivizimin e disa prej këtyre receptorëve (sidomos të receptorëve që përmendëm PPAR), aktivizohen transporterët e glukozës të cilët mundësojnë depërtimin e glukozës në qelizë. Tiazolidinedionet jepen si terapi e vetme, por edhe në kombinim me preparate të tjera, sidomos me sulfonilureat, biguanidet. Mjaft me sukses veprojnë edhe tek personat që marrin insulinë, veçanërisht në doza të larta, ose tek pacientët të cilët janë rezistentë ndaj insulinës. Është e dëshirueshme që këtyre personave t’u jepen nga grupi i TZD-ve. Brenda pak ditëve, mund të pritet përmirësimi i glikemisë, si dhe nevoja për të zvogëluar dozat e insulinës. TZD kanë një efekt minimal ndaj yndyrës, edhe pse ky nuk është veprimi i tyre fillestar.
Sensitizerët mund të dëmtojnë mëlçinë, andaj kohë pas kohe duhet të kontrollohet mëlçia. Sidoqoftë, e rëndësishme është që me shumë kujdes tu jepet njerëzve me sëmundje të zemrës, sidomos me dështim kardiak, infarkt ose dobësim të zemrës. TZD-ët i mbajnë lëngjet, të cilat mund të çojnë në ënjtje të gjymtyrëve të poshtme, të gjithë trupit, rritjen e tensionit të gjakut dhe shtimin e peshës. TZD-ët kanë edhe indikacione të tjera, si vezoret policistike dhe të ngjashme. Ato mund të jepen edhe si parandalim për personat që janë të prirur ndaj diabetit ose kanë tolerancën të dëmtuar të karbohidrateve.
Inhibitorët DPP4
Ky është grupi më i ri i barnave në botë. Shkurtesa nënkupton inhibitoret dipeptidyl – peptidase – 4. Dipeptidyl peptidase – 4 paraqet enzimë, substancë e cila sekretohet në zorrë dhe shumë shpejt zbërthen hormonin e quajtur glucagon-like peptide-1(GLP-1). Ky hormon gjithashtu sekretohet në zorrë dhe luan rol në uljen e sheqerit në gjak. Sot, ky hormon përdoret si një ilaç i ri në trajtimin e diabetit në botë. Nëse glucagon-like peptide-1 nuk do të zbërthehej me shpejtësi nga enzimi dipeptidyl peptidase-4, në atë rast, veprimi i tij do të ishte zgjatur dhe do të ishte shumë pozitiv në zvogëlimin e glikemisë. Mbi këtë bazë, është bërë edhe një ilaç i cili do të ndalojë veprimin e DPP4. Sot, ilaçi përdoret në trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe është i paketuar në formën e tabletave. Inhibitorët DPP 4 rrallë herë japin hipoglikeminë dhe ndikojnë shumë pak në shtimin e peshës. Ilaçi mund të kombinohet edhe me barna të tjera orale antidiabetike.
Inhibitorët SGLT2 (Sodium-Glucose Linked Transporter 2)
Përfaqësojnë një grup të ri të barnave, të cilat veprojnë mbi resorbimin reciprok të glukozës në veshka dhe pjesë të caktuara të zorrëve. Një sasi e konsiderueshme e glukozës kthehet në gjak përmes resorbimit nga veshkat dhe zorrëve. Kjo grup ilaçesh vepron në atë mënyrë ku i bllokon një grup enzimesh të veshkave, të cilat janë përgjegjës për resorbimin e glukozës nga veshkat dhe kthimin e saj në gjak. Në këtë mënyrë, sasia më e madhe e glukozës nxirret përmes urinës dhe nuk kthehen në gjak. Kështu, niveli i glikemisë është më i ulët. Kjo grup ilaçesh ka edhe shumë kundërindikacion, si: funksioni renal dhe hepatik i dëmtuar, infeksione të traktit urinar dhe të tjera. Këto përdoren tek pacientët me diabet të tipit 2.
(vazhdon)