Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.
Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.
Jeni duke u përgatitur për udhëtim?
Udhëtimet janë domosdoshmëri dhe përditshmëri e jetës moderne. Udhëtimet e shkurtra ditore me makinë ose me transportin publik nuk kërkojnë ndonjë përgatitje, përveç një këshille të vetme:
Mos filloni me punë pa ngrënë mëngjesin dhe pa marrë ilaçet e nevojshme për diabetin.
Nëse udhëtoni në relacione të gjata me makinë, atëherë gjatë udhëtimit duhet të pushoni për të rifreskuar veten me një lëng ose sanduiç.
Nëse udhëtoni jashtë vendit, atëherë me vete duhet të merrni barnat, sidomos nëse përdorni insulinë, duhet të merrni insulinën për të paktën një javë. Dua t’ju kujtoj se në çdo vend, kudo që të udhëtoni, mund t’i gjeni të gjitha ilaçet që ju i përdorni.
Për udhëtime me tren ose me veturë në relacione të gjata, me vete duhet gjithmonë të mbani të paktën një vakt, por edhe sheqer, në rast të hipoglikemisë. Aeroplanët gjithmonë kanë ushqim, kështu që mund të kërkoni ushqim shtesë ose pije freskuese.
Gjithashtu duhet të theksohet se gjithmonë duhet të mbani me vete pajisjen për kontrollin e glukozës në gjak, si dhe lentat, për të paktën një javë ose për periudhën e planifikuar.
Në rast se ju përkeqësohet gjendja, mos kini frikë. Gjithkund ka diabetologë të cilët do t’ju vijnë në ndihmë.
Rrugë të mbarë!
(FUND)
http://pzuprofdrbogoev.com/