Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.
Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.
Organi gjenital është pasqyra më e zakonshme e rregullimit të diabetit. E logjikshme është të pyesni si?
Në organet gjenitale jetojnë bakteret dhe kërpudhat, të cilat në kushte normale nuk shkaktojnë ndonjë vështirësi. Në rast të ndryshimit të mjedisit, në përbërjen e uresë në praninë e sheqerit kërpudha candida albicans, e cila normalisht jeton në organin gjenital, fiton kushte më të mira të mbarështimit dhe shpejt shumëfishohen. Kështu, kolonia e kërpudhave e mbulon organin gjenital të mashkullit, si dhe zgavrën vaginale tek femrat. Si pasojë e kësaj paraqitet skuqje intensive dhe kruajtje e vazhdueshme.
Gabimi kryesor është që organi gjenital pastrohet me sapun ose produkte të tjera higjienike (shampo, shkumë për larje, etj.) Të gjitha produktet e higjienës janë shumë të forta ndaj trupit dhe mundësojnë që kërpudhat candida albicans të shumëfishohen në mënyrë të pakontrolluar.
Mbani mend: Asnjëherë mos e lani organin tuaj gjenital dhe anusin me sapun ose shampo, madje edhe as kur jeni të sëmurë ose kur jeni plotësisht të shëndoshë. Vetëm uji është i mjaftueshëm për higjienën e rregullt ditore.
Nëse shfaqet ndonjë infeksion me kërpudhat e përmendura, duhet të bëni pastrimin me sodë buke (një lugë çaji me sodë buke e shtoni në një gotë ujë) dhe nystatin ose kanesten. Nëse edhe pas disa ditësh nuk ka efekte nga terapia, atëherë duhet të kontrollohet dhe të rregullohet sheqeri në gjak.
Infeksioni përsëritet sa herë që rritet niveli i sheqerit në gjak!
(Vazhdon)