Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Përbërja e duhur e ushqimit – ALKOOLI (16)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cili diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Alkooli 

Për alkoolin dhe efektet e tij të dëmshme dihet shumë, si nga shkrimet ashtu edhe nga praktika. Pyetja më e zakonshme është, nëse alkooli mund të konsumohet?!

Përgjigjja është: PO 

Vetëm, se nuk duhet të pini pije të ëmbla, siç janë likerët, shampanja, lloje të tjera të verërave (gjysmë të thata), si dhe të bëni kujdes kur pini birrë. Birra përmban sheqer dhe ndikon mbi glikeminë. Nëse konsumoni birrë ose pije të ëmbla, ato duhet që të hiqen nga marrja ditore e njësive të bukës. Konsumi i llojeve të tjera të alkoolit, si vera, rakia etj. nuk ndikojnë në glikemi. Por, meqënëse alkooli përmban shumë kalori (një gram alkool lëshon shtatë kalori), kjo do të ndikojë në peshën e juaj trupore.

Ju duhet të dini gjërat në vijim: 

  1. Konsumoni në mënyrë të moderuar alkoolin;
  2. Mos u dehni kurrë;
  3. Asnjëherë mos pini alkool në stomakun bosh. Gjithmonë pini gjatë ngrënies ose pas ngrënies, pasiqë konsumi i alkoolit gjatë urisë shkakton hipoglikemi (uljen e sheqerit në gjak). Alkooli nuk lejon lëshimin e sheqerit nga mëlçia. Hipoglikemia është e rrezikshme sidomos gjatë drejtimit të automjetit, si dhe gjatë natës.
  4. Nëse pini alokool, mos e pini atë çdo ditë, por gjithmonë bëni pauzë, të paktën dy ditë në javë.
  5. Shtatzënat me diabet nuk duhet të pijnë.
  6. Më së shumti rekomandohet vera e zezë, e cila e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës, si dhe sëmundjet e enëve të mëdha të gjakut.
  7. Sasia e lejuar e alkoolit për meshkujt është dy njësi alkooli (verë, birrë), ndërsa për gratë një njësi.

Një gotë (0.3 dl) pije, përmban rreth 10 gram alkool ose 60-100 kalori.

Veçanërisht rekomandohet vera e zezë e cila është e pasur me substanca të quajtura antioksidante, të cilat ndihmojnë në shkatërrimin e substancave toksike që krijohen në organizëm. Ajo i përket edhe të ashtuquajturës dietë mesdhetare, dhe e përmendi atë për shkak se ne, në njëfarë mënyre kemi verëra të shkëlqyera.


Dietë mesdhetare

Kjo mënyrë e të ushqyerit gjendet në zonën mesdhetare, e cile i përfshinë vendet e Mesdheut dhe Lindjes së Mesme. Është vërejtur se njerëzit që jetojnë në këto zona nuk janë të prirur për mbipeshë, jetojnë më gjatë dhe më të lumtur. Mendohet se kjo gjë është si rezultat i ushqyerjes dhe mënyrës së jetesës. Domethënë, banorët e Mesdheut përdorin perime, peshk, vaj ulliri dhe verë të kuqe. Megjithatë, edhe aktiviteti fizik më i theksuar ndikon në jetëgjatësinë e njerëzve të Mesdheut.