Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Përbërja e duhur e ushqimit – ëmbëlsuesit (17)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Ëmbëlsuesit

Këto janë substanca të sintetizuara artificialisht të cilat nuk kanë ose kanë fare pak kalori, kështu që ato përdoren në jetën e përditshme të diabetikëve për të ëmbëlsuar ushqimin ose pijen.

Ëmbëlsuesit më të njohur janë:

• Saharina,
• Ciklamati,
• Fruktoza,
• Ksilitoli,
• Sorbitoli,
• Aspartame dhe
• të gjitha përzierjet e mundshme të tyre.

Ciklamati dhe saharina nuk kanë fare kalori, andaj mund të përdoren lirisht dhe për kohë të pakufizuar. Është vërtetuar se ato nuk janë toksike. Substancat tjera të mësipërme kanë vlera të ulëta kalorike dhe mund të përdoren në sasi të kufizuara ose të llogaritet vlera e tyre kalorike në baza ditore gjatë çdo marrje, të cilat nuk i këshillojmë për shkak të kompleksitetit. Sorbitoli gjithashtu mund të përshpejtoj punën e zorrëve, sidomos nëse përdoret në sasi më të mëdha (çamçakëzat).

Sipas ëmbëlsisë që e japin, ëmbëlsuesit artificial kanë indekset e mëposhtme:

• Ciklamati 30;
• Aspartame 180;
• Acesulfame 200;
• Saharina 300;
• Suklaroza 600;
• Alitam 2000.

Të ashtuquajturit ilaçe apo çajra popullor, magjik:

Me një fjalë, mjekësia moderne dhe diabetologjia nuk njohin ndonjë çaj ose ilaç popullor  që ndikojnë pozitivisht në sheqerin në gjak ose kur e trajtojnë diabetin.

Thënë thjeshtë:

Mos përdorni çajra ose ilaçe popullore, si dhe ilaçe të cilat nuk janë të shqyrtuar ose aprovuar si mjete ndihmëse. Përdorimi i substancave të tilla e dëmtojnë shëndetin tuaj, ndërsa ju varfërojnë edhe materialisht. Përveç kësaj, ilaçet dhe çajrat natyrale shpesh përmbajnë sasi të pakontrolluara të substancës atropine, të cilat shumë lehtë mund të përkeqësojnë shëndetin tuaj, madje të shkaktojnë edhe vdekje. Nëse e kuptoni se sa para keni dhënë për barna të panevojshme ose të dëmshme, do të vëreni se me ato para do të mund të blinit paisje matëse për sheqerin, e cila është mjaft e rëndësishme për ju.