Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.
Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.
Vitaminat
Vendi jonë është i pasur me ushqime natyrore dhe të klasit të parë, sidomos me fruta dhe perime (të cilat duhet t’i hani të freskëta, të papërpunuar dhe sipas mundësisë sa më pak të ziera ose të përgatitura) të cilat janë në dispozicion gjatë gjithë vitit.
Vitaminat që përdoren:
Tek diabeti më të përdorura janë vitaminat në vijim:
• Vitamina C – dozë ditore prej 1 gram, mundësisht forma që lirohet ngadal brenda 24 orëve, dhe
• Vitamina E në doza ditore me mbi 300 mg.
Këto dy vitamina, si dhe beta-karoteni, sot, janë të rëndësishme për veprimin e tyre në dekompozimin e produkteve të oksidimit të metabolizmit, dmth substanca që janë drejtpërdrejt të dëmshme për qelizat dhe u përkasin antioksidantëve. Por, për fat të keq, efekti i tyre ndaj diabetit nuk është dëshmuar ose provuar.
Sot, për diabetin rekomandohen preparatet e acidit folik, vetëm tek gratë shtatzëna me diabet.
Sa kalori duhet të merrni brenda ditës?
– Personi që ushqehet normalisht dhe kryen aktivitet normal fizik çdo ditë duhet të marrë 25 kalori, për kilogram të peshës trupore.
– Personi që nuk ushqehet duhet të marrë deri në 18 kalori për kilogram të peshës trupore në ditë, dhe
– Personi që ushqehet tepër duhet të marrë deri në 30 kalori për kilogram të peshës trupore.
– Të gjithë duhet t’i përmbahen përbërjes së substancave bazë.
(vazhdon)