Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cili diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.
Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.
Proteinat
Proteinat gjenden në të gjitha ushqimet me origjinë shtazore, si dhe tek disa ushqime me origjinë bimore, si kërpudhat, soja, fasulet, thjerrëzat etj.
Është shumë e gabuar nëse konsiderohet, se vetëm proteinat me origjinë bimore janë të mjaftueshme për organizmin. Në proteinat me origjinë shtazore gjenden të ashtuquajturat aminoacidet esenciale ose thelbësore, të cilat janë të nevojshme për një jetë normale, sidomos për organizmat që rriten, si dhe për gratë shtatzëna dhe fetusin e tyre. Vetë natyra e ka krijuar ashtu njeriun, prandaj përbërësit e përmendur janë të domosdoshëm. Qumështi ka një përbërje jashtëzakonisht të dobishme, e cila është mjaft efektive si për stomakun ashte edhe për të ushqyerit e përditshëm, në një pjesë të mirë, mund të zëvendësojnë proteinat e mishit.
Kufizimi i proteinave në ushqim duhet të bëhet nëse ekziston çrregullimi i funksionit të veshkave, sidomos nëse shfaqet nefropatia diabetike ose veshkat diabetike.
Një gram proteina liron katër kalori.
Le të theksojmë edhe një herë se, për futjen e proteinave në qeliza dhe në përgjithësi për metabolizmin e tyre, nuk është e nevojshme insulina, gjë që praktikisht do të thotë se me futjen e proteinave në ushqim, nuk rritet glikemia.
Mendohet se peshku përmban proteinat më të shëndetshme me origjinë shtazore, prandaj rekomandohet që të konsumohet sa më shpesh që të jetë e mundur, të paktën një herë në javë (sipas rekomandimeve të fundit deri në dy herë në javë).
Gjithashtu rekomandohet edhe mishi i pulës dhe mishi i shpendëve tjerë, sidomos i gjelit të detit, strucit, etj., por pa lëkurë.
- rreziku i sëmundjeve të zemrës; ul nivelin e kolesterolit LDL; ushqimi është voluminoz dhe jep ndjesinë e ngopjes;
- jashtëqitja bëhet e rregullt dhe voluminoze;
- sipas disa gjetjeve, zvogëlohet përqindja e kancerit të zorrëve;
- ushqimi i tillë është më i lirë;
- vlera kalorike e ushqimit të tillë është minimale, gjë që shmang shtimin në peshë.
Doza e rekomanduar ditore është 20 deri 30 gram fibra bimore.
vazhdon (YNDYRNA)