Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Përbërja e ushqimit (13)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cili diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Ushqimi duhet të ketë rradhitje të saktë të përbërësve, dmth., të ketë rradhitje standarde të tre substancave themelore: karbohidrate, proteina dhe yndyra. Ushqimi për pacientët me diabet, pjesën më të madhe duhet të përbëhet nga sheqernat ose të ashtuquajturat  karbohidrate nga 50% në 60%.

  • Yndyrnat duhet të jenë të përfshira nga 30% në 35%.
  • Proteina nga 10% në 15% (vetëm nëse nuk ekziston ndonjë dëmtim i veshkave, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun).
  • Kripë kuzhine 3 deri në 6 gr në ditë.
  • Sheqer i bardhë ose saharozë 25 deri në 30 gr.
  • Sheqeri i kaftë ose i errët (i cili tek ne përdoret rrallë) ka më pak karbohidrate sesa sheqeri i rafinuar ose i bardhë, si dhe mund të përdoret për të ëmbëlsuar pijet freskuese ose kafen (çajin). Përmban më shumë vitamina, por vetëm nëse konsumohet në sasi më të mëdha.
  • Kolesterol deri në 200 mg në ditë.

Karbohidrate

Karbohidratet janë bazë e dietës tuaj. Ato janë sheqerna. Sheqernat janë të pranishme në ushqimet bimore, ndërsa më rrallë te ushqimet me origjinë shtazore. Një gram karbohidrate liron katër kalori të energjisë (ato në fakt janë, kilogramë ose kalori të mëdhaja, por për arsye praktike etiketohen si kalori). Karbohidratet resorbohen shpejt nga zorrët, ndërsa direkt dhe shpejt e rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Për të pasur parasysh rëndësinë e karbohidrateve mbi diabetin, duhet të njiheni më mirë me llojet e karbohidrateve dhe vetitë e tyre.

Karbohidratet ndahen sipas përbërjes së:

  1. Monosakaridet

Këto janë sheqerna të thjeshta, të cilat nuk zbërthehen. Këto bëjn pjesë sheqernat e mëposhtme:

  • Manoza (drithërat);
  • Glukoza (frutat, rrushi);
  • Galaktoza (qumështi);
  • Fruktoza (frutat).

2. Oligosakaridet

Përfitohen nga kombinimi i dy ose më shumë monosakarideve dhe ndahen në di, tri dhe tetrasakaride. Këtu bëjnë pjesë sheqernat e mëposhtme:

  • Maltoza gjendet në maltin e birrës. Përbëhet nga dy molekula të glukozës.
  • Laktoza gjendet në qumësht. Përbëhet nga glukoza dhe galaktoza.
  • Saharoza gjendet në kallamin e sheqerit dhe panxharit. Përbëhet nga glukoza dhe fruktoza.
  • Celibioza përftohet nga hidroliza e celulozës. Përbëhet nga dy molekula të glukozës.

3. Polisakaridet

Këto janë sheqerna komplekse të cilat përbëhen nga një numër i madh i monosakarideve. Këto bëjnë pjesë:

  • Niseshte (amilumi) gjendet në ushqimet bimore (drithëra, zhardhok, rrënjë, patate, oriz). Zbërthet në glukozë.
  • Amiloza dekompozohet në maltozë.
  • Amilopektini gjendet në shtresën e jashtme të drithërave.
  • Glikogjeni gjendet në organizmin e kafshëve dhe zbërthehet në maltozë.
  • Celuloza nuk zbërthehet në zorrët e njeriut. Celuloza zbërthehet nga disa lloje bakteresh dhe nuk u shërben si ushqim njerëzve.

Në ushqim ka vetëm tre karbohidrate të rëndësishme:

  1. Saharoza
  2. Laktoza dhe
  3. Niseshteja

Niseshteja është më e pranueshme për organizmin e njeriut si ushqimi më i përhapur dhe lehtë i tretshëm. Si produkt final i shpërbërjes së sheqerit është glukoza (80%), si dhe galaktoza dhe fruktoza (10% secila).

Karbohidratet ndahen edhe sipas tretshmërisë:

  • Jo të tretshme: celulozë, hemicelulozë, pektin, substanca mucinogjene, si dhe substanca nga algat.
  • Pjesërisht të tretshme: inulini (shpargu, hudhra, qepa, kërpudhat) zbërthehet në fruktoza; fruktoza (frutat resorbohen deri në 50%), manoza (perime) zbërthehet në galakozë; rafinoza (panxhari i sheqerit, fasule, thjerrëza) zbërthehet në glukozë, fruktozë dhe galaktozë; stakioza (bizele) zbërthehet në pentozë.
  • Të tretshme: niseshte dhe dekstrina (drithërat) zbërthehen në glukozë.

Sheqerna të tjerë:

  • Pentoza: riboza, ksiloza, ksilitoli, arabinoza;
  • Derivate të karbohidrateve: acidi laktik i etilalkololit, acidi malik, etj.

Glikeminë e rrisin shpejtë produktet e mëposhtme:

  • sheqer i bardhe;
  • të gjitha llojet e frutave;
  • patate;
  • oriz;
  • bollguri;
  • Coca-Cola (të gjitha llojet e pijeve Cola);
  • të gjitha llojet e lëngjeve të frutave;
  • birra;
  • qumështi (i freskët, kosi, jogurti);
  • të gjitha llojet e pastave (makarona, pica, lasagna, etj);
  • buka, sidomos me miell të bardhë, pa shtojca të drithërave të tjera, buka integrale).

Këto karbohidrate resorbohen shpejt dhe lehtë dhe bëjnë pjesë tek ushqimet me indeks të lartë glikemik. Indeksi glikemik ka domethënien e aftësisë së ushqimeve të ndryshme për të rritur glikeminë. Kështu, për shembull, glukoza ka indeks glikemik (GI) 100.


Indekset glikemike të llojeve të caktuara të ushqimeve:

  • buka e bardhë 77
  • pite 57
  • kroasan 67
  • krekerat 78
  • oriz (i bardhë) 87
  • oriz integral 50
  • shpageta 38
  • pica me djathë 60
  • karrota 47
  • bizele 48
  • patate (e zier) 88
  • fasule 2
  • thjerrëza 29
  • qumështi 2
  • jogurti 33
  • mjalti 55
  • fruktoza 19
  • sukroza 68
  • molla 38
  • kajsi 31
  • banane 51
  • grejpfrut 25
  • kivi 53
  • dardhë 38
  • ananas 59
  • kumbull 39
  • shalqi 72

Vëmendje më të madhe duhet t’i kushtohet bukës dhe produkteve të bukës, orizit, patateve dhe frutave. Duhet të dini se një copë bukë prej rreth 30 gram përcaktohet si një njësi buke. Ato janë 10 deri në 20 gram karbohidrate. Zakonisht njësitë e bukës krahasohen me kaloritë ose me vlerën kalorike të ushqimit.

Vlera kalorike e ushqimit ose kaloritë paraqesin energji të shprehur në kalori, e cila lirohet pas marrjes së çdo ushqimi, ndërsa njësitë e bukës janë karbohidrate në ushqim!

Një njësi buke përmbajnë edhe ushqimet e mëposhtme:

  • një pjeshkë;
  • një mollë e mesme;
  • një gotë qumësht (rreth 200 ml);
  • një lugë oriz i zier;
  • një patate (e zier);
  • një lugë makarona (ose të ngjashme);
  • një dore mjedra ose manaferra;
  • një lugë mjaltë;
  • dy feta të holla pjepër;
  • një gotë lëng frutash;
  • gjysëm banane;
  • një portokall ose gjysmë grejpfruti.

E rëndësishme është që të mbani mend, sepse kështu do të dini të zëvendësoni bukën me ndonjë ushqimi tjetër me vlerën e njejtë. Ekziston një keqkuptim i madh në lidhje me lëngjet e konservuara të frutave, pasi që në paketim shpesh shkruan se nuk përmbajnë sheqer. Kjo është e vërtetë. Nuk ka sheqer shtesë, por ka sheqer frutash (fruktozë) që e përmban çdo frut. Prandaj, çdo gotë lëng i konservuar (në kuti kartoni) përmban një njësi bukë! Prandaj, çdo gotë lëng duhet ta llogarisni në dozën ditore të njësive të bukës.

Perime

Perimet mund t’i konsumoni duke mos u kushtuar shumë vëmendje, domethënë lirisht. Perimet përmbajnë mjaft celulozë, si dhe sheqerna që resorbohen ngadalë dhe jo plotësisht në zorrë, kështu që ato minimalisht ose aspak nuk ndikojnë në glikeminë tuaj. Llojet e tilla të sheqernave llogariten si ushqime me fibra ose dietë, ose fibra dhe kanë shumë përfitime: sheqernat resornohen minimalisht nga zorrët; përdorimi i fibrave e redukton atë.