Manual modern për pacientët me Diabetes mellitus: Sëmundjet e enëve të mëdha të gjakut në diabet ose makroangiopatia diabetike (26)

Përgjigjet e pyetjeve rreth diabetit, shenjave kryesore të sëmundjes, sheqerit të gjakut ose glikemia, shkaqet e diabetit të tipit 2... ju sjellim përmes edicionit të titulluar Manuali modern i pacientëve me Diabetes mellitus, të Prof. Dr. Milço Bogoev dhe Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cila diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.  

Dr. Milco Bogoev, internist-endokrinolog
Dr. Ksenija Bogoeva-Kostovska

Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.

 

 

Shputa diabetike

Përkujdesja ndaj shputave tek pacientët me diabet

Shputat e shëndosha tek diabetikët janë reflektim i diabetit të mirë-rregulluar, si dhe bazë për një jetë të gjatë dhe të këndshme. Kujdesi ndaj këmbëve, sidomos ndaj shputave tek pacienti me diabet, është shumë i rëndësishëm për jetën e tij.
Për shkak të specifikave të sistemit të enëve të gjakut në këmbë (një arterie dhe venat e mëdha që janë të ekspozuar ndaj ndikimit të fortë të gravitetit) për shkak të ngarkesës së fortë statike, si dhe ekspozimit ndaj ndikimeve të forta mekanike nga mjedisi i jashtëm, sidomos këpucët e tyre, për këmbët janë të rëndësishme rekomandimet e mëposhtme:

1. Higjienë e rregullt ditore, më e madhe se ajo e duarve.

Kjo do të thotë, larja e rregullt ditore e shputave me sapun dhe ujë të vakët. Ndalohet përdorimi i ujit të nxehtë dhe tepër të ftohtë. Pas larjes, shputat duhet të fshihen me kujdes me një pëlhurë të thatë dhe të pastër prej pambuku. ME KUJDES FSHIJENI HAPËSIRËN MIDIS GISHTAVE. Hapësira midis gishtërinjve duhet të jetë plotësisht e thatë dhe e pastër.

Çdo higjienë e dobët, sidomos nëse është e lagur midis gishtërinjve, çon në çarjen e lëkurës tek ata që janë të sëmurë. Në këto pjesë nguliten bakteret, sidomos kërpudhat të cilat zakonisht jetojnë aty. Për shkak të lagështisë, por edhe për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në gjak, bakteret dhe kërpudhat shumëfishohen shpejt, depërtojnë në lëkurë, e më pas edhe në qarkullim. Kjo çon në shfaqjen e plagëve, gjë që mund të çoj në zhdukjen e indeve ose gangrenën. Shfaqja e gangrenës është një ndërlikim shumë serioz dhe e rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejt jetën e pacientit.

2. Ekzaminimi i rregullt i shputave pas larjes dhe para mbathjes së çorapëve.

Shqyrtimi do të kaloj në zakon dhe këtë gjë duhet ta bëni rregullisht, sidomos nëse ndjeni ndonjë ndryshim. Gjatë ekzaminimit të shputave, sigurohuni që të përdorni pasqyrë.

3. Të mbathen çorape të pastra të pambukut.

Përdorimi i çorape sintetike çon në djersitjen e tepërt, gjë që rrit ndjeshëm përhapjen e kërpudhave dhe baktereve.

4. Të mbathen këpucë të buta dhe të rehatshme të lëkurës ose të pëlhurës, pa mbushëse të forta në gishta dhe thembra.

Këpucët duhet të jenë të sakta ose mjaft të rehatshme. Mbajtja e këpucëve të ngushta çon në shfaqjen e fluskave dhe plagëve në shputa. Ndryshime të njëjta ose të ngjashme shfaqen edhe gjatë mbathjes së këpucëve të gjera. Në rast të shfaqjes së fluskës me lëng të pastër, nuk duhet të hapet ose të shpërthehet.

5. Për çdo gërvishtjeve, flluskë ose plagë në shputa, ënjtje ose ndryshim të ngjyrës, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj ose vizitohini në qendrën më të afërt të diabetit.

6. Çdo mëngjes, pas punës ose lëvizjes, si dhe gjatë natës, para se të mbathni çorapet, lëvizni mirë gishtat e këmbëve.

7. Mos i nxehni ose mos i ftohni shumë shputat tuaja. Ndalohet përdorimi i ngrohësve, radiatorëve ose zjarrit për të ngrohur shputat.

8. Prerja e thonjve. Thonjtë duhet të priten rregullisht me gërshërë të lakuara, më së miri mundësisht me gërshër pedikyri të cilat mund t’i blini në çdo farmaci.
Me gërshërët e lakuara mund të shmanget gjakderdhja gjatë prerjes së indeve përreth, gjë që shpesh ndodh për shkak të pakujdesisë. Thonjtë gjithmonë duhet të priten pas larjes ose pasi shputat të qëndrojnë në ujë të ngrohtë. Kjo është e rëndësishme për të zbutur thonjtë, në mënyrë që të mund të priteni siç duhet thonjtë.

Thonjtë duhet të priten drejt. Nëse i prisni me brisk, thikë ose thojëz, mund të prisni lëkurën përreth dhe të vijë deri te hemoragjia, infeksion, gangrenë dhe një fund i keq. Shfaqja e ngurtësimit të lëkurës ose e njohur në gjuhë popullore si korezime (hiperkeratoza), kërkon trajtim të rregullt profesional të pedikyrit ose kiropodist. Pjesët e trasha të lëkurës shkaktojnë plasaritje dhe janë derë hyrëse për infeksionet. Pas përfundimit të higjienës së shputave, është mirë që të lyhen me ndonjë krem natyral.

9. Hapësira midis gishtërinjve asnjëherë të mos lyhet me asnjë lloj kremi. 

10. Këmbët duhet gjithmonë t’i keni të ngrohta, por nuk duhet t’i ngrohni me ngrohëse ose ndonjë burim tjetër të ngrohjes.

11. Asnjëherë mos i mbathni zbathur ose pa çorapë këpucët.

12. Gjatë qëndrimeve të gjata, freskojini në çdo orë.

13. Ndaloni pirjen e duhanit menjëherë.

SHPUTAT E SHËNDOSHA TEK DIABETIKËT JANË REFLEKTIM I DIABETIT TË MIRË-RREGULLUAR, SI DHE BAZË PËR NJË JETË TË GJATË DHE TË KËNDSHME.

(Vazhdon)