Diabeti është një nga sëmundjet më masive bashkëkohore, e cili diagnostifikohet lehtë, ndërsa me edukimin e duhur pengohet dhe kontrollohet në masë të madhe. Ky manual është menduar kryesisht për njerëzit me diabet dhe të afërmit e tyre, si dhe për profesionistët mjekësorë të cilët merren me edukimin. Librin e rekomandojmë për studentët, si dhe për mjekët të cilët fillojnë të merren me diabetin, për t’i përvetësuar me mirë njohuritë praktike.
Sëmundja e sheqerit ose Diabetis melitus (Diabetes mellitus) është sëmundje kronike ose mund të themi sëmundje e përjetshme, e karakterizuar nga çrregullimi, kryesisht metabolizmi i karbohidrateve, por edhe i yndyrave dhe proteinave dhe me ndryshime specifike të enëve të gjakut.
Yndyrnat janë të përfshira në të gjitha ushqimet me origjinë shtazore, si dhe tek disa bimë të cilat janë të njohura për ju, të tilla si: kolëza, luledielli, ulliri, susami, kikirikë, soja etj. Yndyrat gjithashtu janë të domosdoshme për një jetë normale dhe të shëndetshme. Por duhet të dihet se marrja e tepërt e yndyrave shtazore ndikon keq në enët e gjakut. Dihet mirë se yndyrat që janë pjesë e organizmit (kolesteroli dhe trigliceridet) janë dëmtuesit kryesor enëve të gjakut.
Yndyrnat përbëhen nga acidet yndyrore, të cilat ndahen në acide yndyrore të ngopura dhe të pangopura.
Kjo gjë theksohet për të vetmen arsye që ju të dini se, acide yndyrore të pangopura nuk janë aq të dëmshme për enët e gjakut sa ato të ngopurat. Acidet yndyrore të ngopura gjenden te ushqimet me origjinë shtazore, sidomos te mishi i kafshëve të egra ushqimi i të cilave konsumohet dhe te mishi i errët i kuq. Mishi i bardhë, sidomos i shpendëve (pulat, gjeli i detit) kanë më pak yndyrë dhe rekomandohen për përdorim më të shpeshtë, por asesi që të hahet me gjithë lëkurë. Margarinat janë përzierje e acideve yndyrore të ngopura dhe të pangopura, të njohura si trans-yndyrë duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar, por gjithashtu janë të dëmshme sa edhe vet yndyrnat shtazore. Margarina e fortë ka mjaft trans-yndyrë, ndryshe nga margarina e butë.
Acidet yndyrore të pangopura gjenden në vajrat bimorë, kështu që ushqimi duhet të gatuhet vetëm me vajra. Mirëpo edhe tek disa vajra bimorë gjenden acide yndyrore të ngopura, kështu që edhe ato janë të dëmshme për përdorim. Të tilla janë vaji i palmës, i cili është mjaft i lirë, ndërsa tek ne përdoret në masë të madhe në përgatitjen e ushqimeve të shpejta, sidomos tek bureku, pitet dhe hamburgerët. Gjithashtu të dëmshme janë edhe: vaji i kokosit dhe mielli, të cilat përmbajnë acide yndyrore të ngopura. Rekomandohen vajra të tjerë, posaçërisht vaji i susamit, vaji i farave të rrushit, vaji i grurit dhe vaji i ullirit.
Vaj i ullirit i shtrydhur në të ftohtë ose vaji i ullirit i fituar nga shtrydhja e parë, nënkupton që vaji i ullirit fitohet nga vetë ulliri, dhe jo nga fara. Prandaj është më cilësore dhe më e shëndetshme.
Një gram yndyrë liron nëntë kalori të energjisë.
Për metabolizmin e yndyrës është e nevojshme insulina, por vetëm në kushte të caktuara. Tek indet yndyrore, sidomos nëse janë të shprehura (tek personat me mbipeshë), për metabolizmin normal të qelizave yndyrore nevojitet insulina, e cila, me kalimin e kohës, çon në zvogëlimin e rezervave të insulinës në pankreas. Prandaj duhet që të mos futni kalori të panevojshme përmes ushqimit, me çka vetëm do të shtoni indet yndyrore, kështu që në mënyrë indirekte i harxhoni furnizimet e insulinës.
Kohëve të fundit, grumbullimi i yndyrës nëpër organe (si zemra, veshkat, në stomakun rreth zorrëve, në mëlçi) çon në shfaqjen e diabetit edhe tek personat e shëndetshëm, ndërkohë që indet e tepërta yndyrore nën lëkurë dhe në zonat e dukshme nuk nënkuptojnë predispozicion për diabet.
Në shtimin e yndyrës dhe fraksionet e saj në gjak çon edhe konsumimi i pijeve alkoolike (sidomos trigliceridet).
Në përgjithësi, vaji i ullirit është pranuar si më i dobishmi për organizmin, i cili i mbron enët e gjakut, njejtë si vajrat që gjenden tek peshqit (të grupit Omega-3). Për përdorim të përditshëm më së miri është që të përdoret vaj ulliri i rafinuar, por dhe të gatuhet me shumë pak vaj (dmth. disa pika) në enë të posaçme termo-produktive të ndërtuara nga legurat e veçanta, të cilat janë të mbyllura gjysmëhermetikisht. Sallatat, të cilat i rekomandojmë shumë, duhet të përgatiten me vaj ulliri.
Konsumi i tepërt i fruktozës, të cilën e marim nëpërmjet frutave, gjithashtu çon në rritjen e triglicerideve. Pra, gjithçka me masë dhe me mend!
Është e gabuar nëse nuk përdorni asnjë lloj yndyre në ushqim. Yndyrnat hyjnë në përbërjen e hormoneve steroide pa të cilat nuk do të ishte e mundur jeta, por gjithashtu shërbejnë edhe për shpërbërjen e vitaminave A, D, E dhe K.
Yndyrnat e veçanta janë element ndërtimi i qelizave nervore.