Mbajtja e maskës nuk mund të çojë në helmimin me dioksid të karbonit (CO2), madje edhe tek njerëzit me sëmundje të mushkërive të tilla si sëmundja pulmonare obstruktive kronike, sugjeron studimi i ri. Këto rezultate hedhin poshtë pretendimet se mbajtja e maskës mbrojtëse për fytyrën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri mund të rrezikojë shëndetin e disa njerëzve.
Rezultatet e këtij studimi treguan se efektet negative të mbajtjes së maskës mbrojtëse janë minimale, madje edhe tek njerëzit me dëmtime shumë të rënda të mushkërive.
Dispnea – Ndjenja e gulçimit që përjetojnë disa njerëz kur mbajnë maskë mbrojtëse nuk është sinonim i ndryshimeve në shkëmbimin e gazrave.
Ndoshta ndodh për shkak të kufizimit të qarkullimit së ajrit kur mbani maskë, veçanërisht kur nevojitet më shumë ventilim (gjatë sforcimit). Për shembull, nëse ecni përpjetë shpejt, mund të përjetoni gulçim dhe nëse maska është shumë e ngushtë, mund ta rrisë atë ndjenjë. Zgjidhja: Ngadalësoni ose hiqni maskën nëse jeni në një distancë të sigurt nga njerëzit e tjerë.
Sipas ekspertëve, shqetësimi që lidhet me përdorimin e maskës mbrojtëse nuk duhet të çojë në shqetësime të pabazuara të sigurisë, pasi mund të zvogëlojë zbatimin në praktikë, e cila është treguar që përmirëson shëndetin publik.