Të gjithë e kemi provuar atë ndjenjën e pakëndshme pasi kemi konsumuar hudhër dhe kemi biseduar me njerëz. Nëse e konsumojnë të gjithë hudhrën atëherë nuk ka asnjë problem, por nëse e konsumon vetëm një person kjo është “e tmerrshme”. Era e pakëndshme krijohet vetëm nga qepët e freskëta, mirëpo nëse përpunohet termikisht atëherë nuk ka situata të pakëndshme.
Ekzistojnë disa artikuj ushqimor që do t’ju ndihmojnë të largoni erën e keqe të gojës:
Majdanozi
Majdanozi prej shumë kohësh njihet si mjet i mrekullueshëm për neutralizimin e aromave të pakëndshme të gojës. Ajo çka duhet të bëni është që të merrni disa gjethe majdanozi dhe ti përtypni, në mënyrë që lëngu të përhapet në tërë zgavrën e gojës.
Nenexhiku
Nenexhiku ndikon njejtë si majdanozi dhe konsumohet po në të njëjtën mënyrë. Përveç kësaj, kjo bimë stimulon tretjen dhe e lehtëson lukthin, gjithashtu nenexhiku nuk është opsion i keq pas ushqimit të tepërt.
Rrepkat
Rrepkat kanë efekt antibakterial dhe janë të njohur si freskues i mrekullueshëm i erës së gojës. Duke e marrë parasysh se në këtë periudhë kohore gjenden mjaftueshëm është mëkat që të mos i konsumojmë.
Limoni
Limoni do t’ju shpëtojë nga aroma e keqe e qepëve në gishtat tuaj, por edhe nga era e keqe e gojës. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të fërkoni gjuhën melimon, por mjafton që të bëni një limonadë pa sheqer dhe ta pini atë. Limonadës është mirë që t’i grini edhe pak nga lëvorja e saj, që të veproj më mirë.
Kardamomi
Kardamomi është erëz e cila ndikon në mënyrë të ngjashme si rrepka. Për shkak të tipareve antibakteriale është i mrekullueshme për të freskuar frymën. Pas ushqimit vendosni disa fara në gojë dhe ngadalë përtypni.
Çaj jeshil
Konsiderohet si një eliminues i mirë i erës së keqe. Pijeni me mjaltë dhe aroma do të zhduket.
Mustarda
Mustarda do të neutralizojë erën e qepëve, në qoftë se vendosni një lugë mustardë në gojë dhe e rrotulloni atë për rreth një minutë. Pështyni, pastaj përsëriten procedurën, por këtë herë gëlltiteni mustardën. Së fundmi shpërlajeni gojën me ujë.
Qumështi
Qumështi njihet si neutralizues i shkëlqyeshëm i erës së keqe. Qumështin mund t’a pini gjatë ose pas ushqimit. Qumështi me yndyrë të plotë është më i mirë sesa qumështi me më pak yndyrë.
Mollët
Pa marë parasysh nëse mollët janë të freskëta ose në formë lëngu, ndihmojnë në freskimin e erës së gojës. Shumë thjeshtë pas ushqimit merrni një mollë dhe era e pakëndshme do të zhduket.