Mbani mend: Këto janë simptomat më të zakonshme të infeksionit me stafilokok

Infeksioni i stafilokokut jeton në hundën dhe në lëkurën e njeriut, por nëse kalon në qarkullimin e gjakut mund të shkaktojë infeksione serioze

Bakteret e stafilokokut jo gjithmonë janë vdekjeprurëse dhe të rrezikshme, por sipas Dr. Philippe Faye, drejtorë i mjekësisë në Universitetin e Nebraskës, këto baktere janë mjaft miqësore për të jetuar në trupin tonë pa shkaktuar probleme, por kur përhapën në pjesë të tjera të trupit ku nuk përkasin, si gjaku, nyjet, mushkëritë dhe zemra, mund të shkaktojnë infeksione potencialisht vdekjeprurëse.

Si manifestohet infeksioni i stafilokokut?

Procesi inflamator i lëkurës

Sipas fjalëve të Dr. Faye, infeksioni shpesh manifestohet me shfaqjen e proceseve inflamatore në lëkurë. Për shembull, nëse një mushkonjë ju ka pickuar, dhe para se të kruheni e keni prekur hundën ku gjendet bakterja, kjo lehtë mund të transferohet në vendin e pickimit dhe të infektojë plagën.

Helmimi me ushqim

Bakteret e stafilokokut mund ta infektojnë edhe ushqimin ku shumëfishohen dhe prodhohen toksinat, për shkak të së cilave ndjehen të përziera. Simptomat e tilla si, të vjella, diarre dhe dhimbje barku, zakonisht shfaqen pas gjashtë orësh. Gatimi i artikujve ushqimor mund t’i vrasë bakteret, por nuk do t’i eliminojë toksinat për shkak të së cilave ndihemi keq. Bëni kujdes dhe lani duart mirë, para se të përgatitni vaktet.

Temperatura

Hospitalizimi nënkupton rrezik edhe më të madh të futjes së këtij bakter në qarkullimin e gjakut, por nëse kjo ndodh, simptomat janë temperatura e lartë dhe tensioni i gjakut. Me futjen në gjak, infeksioni është shumë më i vështirë për t’u kontrolluar, pasiqë shpejt mund të përhapet në zemër, në kocka dhe në organet tjera dhe të çojë në inflamacionin e mushkërive, kockave dhe sëmundjeve të zemrës.

Sindroma e shokut toksik

Toksinat që i prodhojnë bakteret e stafilokokut mund të shumohen dhe të shkaktojnë helmim të gjakut, e quajtur sindroma e shokut toksik. Simptomat përfshijnë ethe, të vjella, diarre, dhimbje të muskujve, dhimbje koke si dhe të pëllëmbave dhe shputave.