A transmeton sëmundje pështyma?

Në gojë jetojnë qindra mikroorganizma, por a ato transmetohen përmes pështymës? Rreziku i mbartjes së mikroorganizmave infektive është shumë i vogël, pasi që vetë pështyma përmban antitrupa dhe enzime të cilat e mbrojnë organizmin nga infeksionet.

Përmes pështymës mund të mbarten sëmundje të caktuara, në një mënyrë të caktuar. Mënyra më e lehtë për të mbartur ndonjë infeksion përmes pështymës është puthja. Për këtë shkak infeksioni me virusin e mononukleozë akoma quhet sëmundja e puthjes. Nëpërmjet puthjes mund të transmetohen viruset e ftohjes dhe të gripit, edhe pse ato zakonisht transmetohen përmes kontaktit me objektet e kontaminuara me virusin. Herpesi i tipit 1, gjithashtu mund të transmetohet përmes puthjes. Pështyma zakonisht u mbron nga mbartja e baktereve, por nuk mund t’ju mbrojë edhe nga bakteret MRSA, që paraqesin një infeksion serioz stafilokok.

Përdorimi bashkë i furçës së dhëmbëve me partnerin tuaj është një shprehi rreptësisht e ndaluar nga shoqatat dentare në botë.

Nëse jeni nisur në rrugë dhe keni harruar tuajën, menjëherë blini një tjetër. Një shprehi e tillë është veçanërisht e ndaluar për personat me imunitet të dobët. Për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të infeksioneve në familje, rekomandohet që, kur të jeni me qrip ta hiqni mënjanë furçën tuaj të dhëmbëve nga furçat e anëtarëve tjerë të familjes.

Çfarë mund të transmetohet përmes pështymës?

  • Rinovirusi;
  • Gripi;
  • Mononukleoza;
  • Herpesi i tipit 1;
  • Streptokoket;
  • Hepatiti B dhe C;
  • Citomegalovirusi;
  • Llojet e reja të virusit – ebola dhe gripi i shpendëve;
  • Virusi HIV nuk mund të transmetohet përmes pështymës, por plaga në gojë mund të jetë derë hyrëse e infeksionit.