Mbijetesa e kancerit të gjirit në fazën e II-të dhe të III-të lidhet me masën muskulore

Rezultatet e studimit më të fundit treguan se, gratë me masë muskulore të zvogëluar ose sarkopeninë janë në një rrezik prej 41% më të lartë se do të vdesin më herët sesa gratë pa sarkopeninë

Gratë të cilat vuajnë nga kanceri i gjirit, mirëpo kanë masë muskulore të zvogëluar ose sarkopeninë, kanë më pak gjasa të mbijetojnë kancerin e gjirit në fazën e II-të dhe III-të, sesa gratë të cilat nuk kanë pasur sarkopeninë, tregon studimi i ri. Dmth, rezultatet e studimit treguan se këto gra janë në rrezik prej 41% më të lartë që të vdesin më herët sesa gratë pa sarkopeninë, shkruan “JAMA Oncology”.

Gratë të cilat kanë peshë trupore të shëndetshme dhe masën muskulore të duhur, kanë më shumë shanse t’i mbijetojnë çfarëdo sëmundje, përfshirë edhe kancerin e gjirit. Për këtë është i nevojshëm ushqimi dhe mënyra e shëndetshme e jetesës, si dhe stërvitje e rregullt.

Gjithashtu, përcaktimi i shkallës së sarkopenisë mund të japë të dhëna të rëndësishme në parashikimin e kancerit të gjirit jo-metastatik dhe ndihmon në identifikimin e pacientëve me rrezik të lartë.