Është e qartë që prindërit përpiqen ta mbrojnë fëmijën e tyre nga çdo rrezik dhe t’i japin atij gjithë dashurinë e botës. Megjithatë, ekziston një kufi shumë i hollë mes sjelljes mbrojtëse dhe tepër mbrojtëse, paralajmërojnë psikologët. E gjitha varet nga veprimet e prindërve dhe mënyra se si ne i trajtojmë fëmijët.
Disa nga shenjat e prindërimit tepër mbrojtës përfshijnë pastrimin e rrëmujës së fëmijës suaj, bërjen detyrave të shtëpisë, korrigjimin e gabimeve të tij dhe mbrojtjen nga çdo rrezik. Nëse po i bëni të gjitha këto gjëra, është koha të rimendoni stilin tuaj të prindërimit sepse mund të ndikojë tek fëmija juaj në mënyra të caktuara, të cilat përfshijnë:
- Pamundësia për të zgjidhur problemet
- Mungesa e vetëbesimit dhe e vetëvlerësimit
- Pavendosmëri
- Ankthi dhe/ose depresioni