Me cilat simptoma të COVID-19 duhet të kërkoni menjëher kujdes mjekësor

Personat që janë rikuperuar nga COVID-19 dhe vuajnë nga simptomat kanë nevojë për ndihmë, theksojnë ekspertët.

Pas një takimi të ekspertëve për pasojat afatgjata të sëmundjes, nën kujdesin e Institutit Amerikan të Shëndetit, u botua raporti nga Dr. Anthony Fauci, profesionist i njohur i sëmundjeve infektive, në të cilin ai e quan virusin një fenomen të vërtetë.

“Nuk dihet se sa njerëz do të kenë pasoja afatgjata, por sigurisht që do të jetë problem i madh i shëndetit publik,” tha Fauci.

Dr. John Brook i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve pajtohet që numri i njerëzve me pasoja afatgjata të koronavirusit të ri mund të jetë shumë i lartë.

Por si vetë virusi, simptomat afatgjata nuk janë plotësisht të qarta, po kështu edhe trajtimet e mundshme.

“Nëse më pyesni se çfarë di për atë fazë pas shërimit, duhet të them se jo shumë. Profesioni merret pikërisht me ato çështje – sa njerëz vuajnë nga pasojat, sa zgjasin, tek kush ndikojnë dhe si t’i parandalojnë ato”, tha Dr. Brook.

SHUMË SIMPTOMA, PAK PËRGJIGJE

Ashtu si infeksioni akut, ka simptoma të mundshme të sëmundjes, të tilla si lodhje, probleme me frymëmarrjen, zemrën, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve.

Sipas rezultateve të hulumtimit të kryer, përfundimi është se nga 3800 njerëz nga 56 vende, 85% raportuan se vuanin nga probleme njohëse, 81% thanë se kishin probleme neurologjike dhe pothuajse 50% kishin probleme të të folurit, ndërsa 75% kishin probleme me kryerjen e detyrave të punës.

Këtu janë simptomat më të zakonshme të COVID-19 që e rëndësishme është të njihen me kohë dhe të reagohet menjëherë.

  • TEMPERATURA

Temperatura është simptoma e parë e koronavirusit, kështu që edhe pse konsiderohet nëse është mbi 37 gradë, një person nuk konsiderohet të ketë temperaturë të lartë derisa të jetë mbi 38 gradë.

  • KOLLITJA

Kjo është simptomë që ndoshta do ta vëreni pas shfaqjes së etheve. Bëhet fjalë për kollë të thatë që nuk zhduket, dhe shoqërohet me gulçim dhe dhimbje muskulore.

  • DHIMBJE TË MUSKUJVE

Kjo është simptomë që shfaqet pas temperaturës së lartë dhe kollës dhe nuk është e pazakontë në infeksionet virale.

  • NAUZEA

Sistemi i tretjes është i ndjeshëm ndaj këtij virusi, ndërsa para problemeve të tretjes, shfaqet nauzea.

  • DIARRE

Është e zakonshme tek njerëzit që kanë COVID-19, ndërsa sipas një studimi të 206 pacientëve, 48 kishin probleme me tretjen, ndërsa 69 përveç tretjes, gjithashtu zhvilluan probleme të frymëmarrjes.

Pse është e rëndësishme të dini rendin në të cilin shfaqen simptomat?

“Është e rëndësishme sepse ato mund të shfaqen së bashku me simptomat e gripit”, thotë Prof. Peter Kuhn dhe shton se sipas rradhitjes, mjekët mund të identifikojnë sëmundjen dhe të marrin hapat e nevojshëm për t’u kujdesur më mirë për pacientin.