Me kamomil kundër simptomave të PMS-it

Çaji i kamomilit zvogëlon dhimbjet e muskujve, si dhe lehtëson ankthin dhe ndryshimet e papritura të gjendjes shpirtërore, të cilat mund të lindin si pasojë e ndryshimeve hormonale me të cilat përballen femrat në ditët para menstruacioneve.

Për efektet e dobishme të kamomilit mbi shëndetin është shkruar dhe folur shumë, por është mirë të dihet se kjo bimë ndihmon edhe gjatë dhimbjeve dhe tensionit të barkut. Gjithashtu, mund të ndihmojë shumë edhe gjatë simptomave të sindromit premenstrual – PMS.

Çaji i kamomilit zvogëlon dhimbjet e muskujve, si dhe lehtëson ankthin dhe ndryshimet e papritura të gjendjes shpirtërore, të cilat mund të lindin si pasojë e ndryshimeve hormonale me të cilat përballen femrat në ditët para menstruacioneve.

 

Një filxhan çaj i nxehtë prej kamomili është zëvendësues i mirë edhe për kafen, duke pasur parasysh se nuk përmban kafeinë, për të cilën është treguar se i forcon simptomat e PMS-it, siç është ndjeshmëria e gjoksit dhe nervozizmi.

 

Çaji i kamomilit, gjithashtu i lehtëson edhe dhimbjet menstruale, qetëson dhe e përmirëson gjumin.

Përveç kamomilit, ekziston edhe një bimë tjetër për të cilën mendohet se mund t’i lehtësojë simptomat e PMS-it, e cila është balsam limoni.