Mjedisi në të cilin jetojmë është plot me viruse të cilat përhapen lehtësisht dhe nga to duhet të mbrohet sistemi imunitar. Por nëse ky sistem nuk funksionon siç duhet dhe funksioni i tij reduktohet, atëherë bëhemi të ndjeshëm ndaj gripit dhe ftohjes. Ekzistojnë disa ilaçe natyrale përmes së cilave kjo gjendje mund të pengohet lehtësisht.
Mjalti është i pasur me plot vitamina, minerale, enzime dhe antioksidante, të cilat në kombinim me hudhrat janë të dobishme për përmirësimin e imunitetit. Hudhra ndihmon që ruazat e bardha të gjakut të luftojnë kundër viruseve. Rekomandohet që të vendosni tetë thelpinj hudhër në një kavanoz me mjaltë dhe një herë në ditë të konsumohet nga një lugë prej këtij mjalti.
Shafran i Indisë dhe xhenxhefili gjithashtu ndihmojnë në rast të rënies së imunitetit. Mund të kombinohet në atë mënyrë që, në tre gota me ujë të nxehtë të shtoni një copë 2-3 cm xhenxhefil të freskët në feta dhe një lugë gjelle shafran të Indisë. Lëreni të qëndrojë pesë deri në dhjetë minuta. Për shije më të mirë shtoni limon dhe mjaltë.
Limoni përmban përqindje të lartë të vitaminës C, i cili e forcon sistemin imunitar. Në një gotë me ujë të nxehtë, shtrydhni gjysmën e limonit dhe pijeni menjëherë, pasiqë më shpejt vepron kur është i ngrohtë.
Lëngu i gjelbër përmban shumë antioksidantë dhe vitaminë C, ndërsa për përgatitjen e tij nevojitet pak spinaq, dy portokaj, pak selino dhe pak xhenxhefil. Të gjitha këto pëzijini mirë në blender dhe konsumojeni menjëherë.