Meghan Markle zbulon mëngjesin e saj të preferuar dhe cilat vitamina i merr shtesë

Dukesha e Sussex Meghan Markle, gruaja e Princit Harry, çdo mëngjes pi smoothie dhe i përmbahet ushqyerjes së balancuar, të krijuar nga një nutricionist.

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, gruaja e Princit Harry, thotë se ajo çdo mëngjes pin smoothie, ndërsa recetën e zbuloi në një intervistë për “The Chalkboard”, në të cilën ajo foli edhe për zakonet tjera të shëndetshme.

“Smothie im i preferuar përmban një përzierje vanilje të cilës i shtoj boronica, manaferrat akai ose fruta të tjerë me kokrra, mjaltë dhe polen nga bletët”, zbuloi Markle, duke shtuar se ajo ka ndalur së ngrëni ushqimet e shpejta dhe jo të shëndetshme, madje edhe në raste kur është në kaos të madh.

“Në vend të ushqimeve jo të shëndetshme unë pij lëng jeshil, në fillim nuk ishte e lehtë që të zëvendësoja picën me lëngun e perimeve të gjelbëra, por tani është në rregull”, shpjegoi dukesha.

Përveç se i përmbahet ushqimit të balancuar, të krijuar nga nutritionisti, Meghan gjithashtu përdor edhe shtojcat, përfshirë magnezin, pika të vitaminës B12, multivitamina dhe agjentë rregullues të kortizolit. Ndonjëherë, në përzierje shton edhe ashwagandha.

Magnezi është mineral i rëndësishëm i cili qetëson nervat, i relakson muskujt dhe parandalon sulmet e migrenës. Markle me parë, shpesh vuante nga këto vështirësi. Vitamina B12 kontribuon për lëkurë më të bukur, funksionimin më të mirë të trurit dhe parandalon rrënien e energjisë. Ashwagandha është barishte adaptogjene, që do të thotë se vepron në mënyrë anti-stresuese dhe stimulon shërimin e organizmit.