Melanoma tek fëmijët mund të jetë më agresive se sa tek të rriturit

Rezultatet e studimit tregojnë se ekziston një ndryshim biologjik midis melanomës tek fëmijët dhe melanomës tek të rriturit.

Studimi i ri i zbatuar tek 717 fëmijë dhe 1 mijë e 368 të rritur, tek të cilët është diagnostifikuar melanoma, tregoi se disa fëmijë që kanë melanoma janë në rrezik nga melanoma më agresive sesa tek të rriturit.

Rezultatet e studimit tregojnë se ekziston një ndryshim biologjik midis melanomës tek fëmijët dhe melanomës tek të rriturit. Qelizat e kancerit u gjetën gjithashtu në nyjet limfatike sentinel (nyjet limfatike më afër kancerit) në 25 përqind të fëmijëve dhe 14 përqind tek të rriturit.

Trashësia e tumorit ishte parashikuesi më i fortë i metastazave në nyjet limfatike si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.

Por, tregohet se, fëmijët me tumore me trashësi midis 1.01 dhe 2.00 milimetra kishin gjashtë herë më shumë gjasa të kishin qeliza kanceroze në nyjet e tyre limfatike, krahasuar me të rriturit më të rinj që kishin tumore me të njëjtën trashësi.

Gjithashtu, tregohet se, fëmijët nën moshën 10 vjeçare mund të jenë në rrezik më të madh për të pasur metastaza të largëta dhe trashësi më të madhe të tumorit sesa fëmijët më të rritur.

Burimi: Cancer

Përktheu dhe përshtati:S.N