MENOPAUZA E HERSHME FILLON PARA MOSHËS 40 VJEÇARE: Cilat janë simptomat tjera përveç ndërprerjes së ciklit menstrual?

Gratë mund të vuajnë nga pagjumësia, ndryshimet e humorit, madje edhe depresioni, ulja e dëshirës për seks, dhimbje të nyjeve dhe muskujve, dhe për shkak të rritjes së oreksit mund të vijë deri te shtimi i peshës trupore.

Menopauza mesatarisht paraqitet pas moshës 50 vjeçare, ndërkaq menopauza e parakohshme, menopauza e hershme përshkruhet si gjendje që ndodh para moshës 40 vjeçare. Simptomat te gratë janë individuale dhe të ndryshme.

Profili hormonal

Ndërpreja e ciklit menstrual për një periudhë të gjatë është shenja e parë, pas së cilës secila grua duhet të konsultohet me gjinikologun.  Nëse përjashtohen të gjitha arsyet tjera të mundshme për ndërprerjen e menstruacioneve, ndjekur nga testet laboratorike në të cilat hulumtohet profili i hormoneve (gjëndra e hipofizës, vezores, tiroides, gjëndrave të veshkave), në qoftë se fokusi është vënë në rritjen e hormoneve të hipofizës (FSH dhe LH) dhe nivele të ulta të estrogjenit, mbase edhe nivelet e ulëta të hormonit AMH, diagnoza është e qartë.

Shenjat e menopauzës së parakohshme janë të njëjta si ato të menopauzës, por tek disa gra mund të jenë të shprehuar më butë, ndërsa tek të tjerat më ashpër. Ekspertët thonë se, në përgjithësi menopauza e parakohshme mund të njihet nga çregullimi i ciklit, nga kohëzgjatja e shkurtuar e ciklit ose ndërperja, gjakderdhja e parregullt, valët e nxehtësisë, djersitja e ftohtë… – të gjitha këto janë shenja se vezoret prodhojnë më pak estrogjen.

Niveli i ulët i estrogjenit ndikon në shëndetin e gruas, sepse ato ngelin pa mbrojtjen natyrale kundër sëmundjeve, kështu që mund rritet rreziku për tu prekur nga ndonjë sëmundje.

Thatësi vaginale

Përveç këtyre simptomave disa gra mund të përjetojnë edhe thatësi vaginale, ndjeshmëri dhe irritim gjatë mardhënieve seksuale, mund të kenë probleme me urinimin dhe mosmbajtjen, gjithashtu mund të paraqiten ndryshime fizike në trup siç janë lëkura e thatë dhe joelastike, më shumë rrudha dhe flokët më të dobët.

Menopauza e hershme përfshin gjashtë përqind të femrave. Shkaku më së shpeshti qëndron te çrregullimet gjenetike ose autoimune të pamjaftueshme. Gjithashtu, edhe arsyet tjera janë të kuptueshme: kimioterapia dhe radioterapia pas sëmundjes malinje, histeroktomi e parakohshme që e çregullon qarkullimin lokal dhe e redukton rrjedhjen e gjakut në vezore (pasoja është pikërisht menopauza e hershme) toksina nga tymi i duhanit dhe ftalatit, (përbërës i materialeve plastike dhe artificiale) si dhe stimulimi i shpeshtë dhe intensiv i ovulacionit, në kuadrin e inseminimit mjekësor.

Estrogjeni

Niveli i ulët i estrogjenit ndikon në shëndetin e gruas, sepse ato ngelin pa mbrojtjen natyrale kundër sëmundjeve, kështu që mund rritet rreziku për tu prekur nga ndonjë sëmundje. Menopauza e hershme nuk mund të parandalohet dhe as të ndryshohet, mirëpo me mjekim mund të lehtësohen simptomat e pakëndshme.

Valët e nxehtësisë janë karakteristikë e menopauzës

Pagjumësia dhe depresioni

Gratë mund të vuajnë nga pagjumësia, ndryshimet e humorit, madje edhe depresioni, ulja e dëshirës për seks, dhimbje të nyjeve dhe muskujve, dhe për shkak të rritjes së oreksit  mund të vijë deri te shtimi i peshës trupore.

Duhani

Ka shumë arsye pse pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin. Gjithashtu është shfaqur se ka ndikim të madh paraqitjen e menopauzës së parakohshme, sepse nikotini e zvogëlon prodhimin e estrogjenit. Studimet britanike tregojnë se, te duhanpirësit shenjat e menopauzës së parakohshme mund të shfaqen deri në nëntë vjet më herët se sa mesatarja.