Mënyra e keqe e të jetuarit do të vret 50% të njerëzve: Sëmundjet jo të transmetueshme shkaktojnë vdekje të parakohshme në mbi 65% të rasteve

Qëllimi i konferencës, siç tha kryetari Peter Harper në fjalimin hyrës, onkolog me famë botërore, është të gjesh një mënyrë për t’iu dhënë mundësi njerëzve që të kenë stilin e tyre të jetesës, por me pasoja më pak fatale.

Përgatiti: Aleksandra Stojanovska

saska@panacea.mk


Në Paris më datë 2 dhe 3 shkurt u mbajtë konferenca e parë ndërkombëtare me titull “Harm reduction” (reduktimi i dëmit).

Konferenca mblodhi së bashku mjekët udhëheqës në botë, nga neurologët, onkologët, deri te kardiologët dhe pulmonologët dhe solli një numër të dhënash tronditëse. Gjëja më alarmante është se ne, të gjithë ne që sot jemi nën presionin e fuqisë punëtore dhe të shëndetshëm, do të vdesim si pasojë e mënyrës së jetesës.

Kjo kryesisht ka të bëjë me zhvillimin e disa prej sëmundjeve jo ngjitëse që janë disi të lidhura me pirjen e duhanit, alkoolin, ushqimet jo të shëndetshme, ekspozimin e tepërt në diell…

Prandaj, qëllimi i konferencës, siç tha kryetari Peter Harper në fjalimin hyrës, onkolog me famë botërore, është të gjesh një mënyrë për t’iu dhënë mundësi njerëzve që të kenë stilin e tyre të jetesës, por me pasoja më pak fatale. Kjo është përparësi si për shëndetin e individëve ashtu edhe për qëndrueshmërinë e sistemit të kujdesit mjekësor, veçanërisht në Evropë.

ÇDO MINUTË VDESIN TETË PERSONA 

Përkatësisht, siç theksoi Dr. Andrzej M. Fall pulmolog polak dhe ekonomist, sistemi i tanishëm është i paqëndrueshëm.

“Njerëzit po jetojnë gjithnjë e më gjatë. Çdo vit rritet përqindja e njerëzve të moshuar të moshës 65 vjeçare dhe ata të bëhen ngarkesë për sistemin shëndetësor, si pasojë e mënyrës së tyre të të jetuarit. E rëndësishme është të gjenden alternativa që e zvogëlojnë numrin e pacientëve me kancer dhe të ngjashme, si sëmundjet jo ngjitëse që përbëjnë 65% të vdekjeve të parakohshme”, theksoi Dr. Fall.

“Pirja e duhanit, ushqimi i shpejtë, lëvizja jo e mjaftueshme dhe sjellja e papërgjegjshme ndaj diellit mund të parandalohen shumë lehtë – duke i shmangur! Sidoqoftë, njerëzit e kanë të vështirë të heqin dorë. Për më tepër, fakt është se një kuti cigare, një litër venë ose një hamburger nuk ju bën të vdisni, por shumica e njerëzve nuk mendojnë për atë që do të ndodh pas 20 vjetësh. Madje, kur i paralajmëron ata se sa shumë e dëmtojnë veten, ata bëjnë shaka se nga ‘diçka duhet të vdiset’, shpjegon Dr. Harper dhe vazhdon:

Statistikat janë të pamëshirshme: Tetë duhanpirës vdesin çdo minutë në botë. Por njerëzit janë rob të këtij zakoni dhe atyre që nuk duan të lënë pirjen e duhanit, u ofrohen një shumëllojshmëri alternativash, nga ilaçet e nikotinës, te cigaret elektronike, si dhe deri tek pajisjet e ngrohjes së duhanit.

E njejta gjë është edhe me alkoolin, i cili është treguar të jetë fatal, sidomos për ata që pinë herë pas here. Si shembull, ata që pinë një herë në muaj janë më të rrezikuar se ata që shijojnë një gotë verë çdo ditë.

Këto janë të dhëna të siguruara nga Prof. David Zarice, president i Shoqatës së Kancerit në Rusi.

NË BOTË KA POTHUAJSE 60% PERSONA ME MBIPESHË 

Neurologu Dr. Laura Rosen, për 20 vjet ka hetuar lidhjen shkak-pasojë midis varësisë nga nikotina dhe pirja e duhanit dhe ka zbuluar që njerëzit e kanë më të vështirë të heqin dorë nga rituali dhe ndjenja e përkatësisë që ata marrin nga pirja e duhanit, sesa nga vetë varësia.

“Shumica e duhanpirësve përpiqen të lënë pirjen e duhanit, por rreth 60% e tyre dështojnë”, thotë ajo.

Sigurisht, alkooli dhe cigaret nuk janë vrasësit e vetëm të heshtur. Shumë vdekje të parakohshme ndodhin për shkak të zakoneve të këqija të ngrënies, ndërsa veçanërisht alarmante është të theksohet fakti se numri i njerëzve me mbipeshë është rritur në mënyrë drastike në pesë vitet e fundit. Ata mesatarisht përbëjnë rreth 60% të popullsisë, ndërsa numri i çrregullimeve të ngrënies rritet në vit me një normë prej dy përqind.

Ngrënia e ushqimit duke qëndruar në këmbë, ose edhe para TV, rrisin ndjeshëm rrezikun e mbipeshës, gjë që shpesh çon në diabetin e tipit 2.

Gjithashtu, duhet të theksohet se stili i jetesës së shumicës së njerëzve nënkupton shumë pak lëvizje dhe aktivitet fizik, thotë Dr. Nadir Arber, gastroenterologu nga Tel Aviv.

Kur bëhet fjalë për diellin, e rëndësishme është t’u përmbaheni udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit për të shmangur ekspozimin e diellit nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 17, si dhe përdorimi i produkteve për mbrojtje nga rrezet ultraviolet.