Mënyra më e lehtë për të shpëtuar veten nga infarkti

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se trans yndyrnat dhe karbohidratet e përpunuara janë shumë më të dëmshme, sesa yndyrnat e ngopura.

Lloji më i zakonshëm i sëmundjes së zemrës është sëmundja e arterieve koronare, e cila mund të çojë në sulm në zemër. Pesëdhjetë përqind e sulmeve në zemër ndodhin papritmas, pa shenja paralajmëruese dhe shkaktohen nga bllokimi i qarkullimit të gjakut në një pjesë të zemrës. Ajo që parandalon qarkullimin e gjakut është bllokimi i arterieve, e cila quhet arterosklerozë. Shtresat në arterie formojnë mpiksje të gjakut, të cilat bllokojnë qarkullimin e gjakut në zemër dhe nëse këto mpiksje nuk hiqen me kohë, një pjesë e muskulit të zemrës fillon të vdesë, gjë që mund të çojë në sulm në zemër.

Megjithatë, ekspertët kanë konfirmuar vazhdimisht se pesë ndryshime të stilit të jetës mund të parandalojnë rreth 80% të sulmeve të zemrës. Sipas një studimi të fundit nga Instituti Carolina, ndryshimet në zakone të caktuara mund të ulin në mënyrë drastike rrezikun e sulmit në zemër. Një studim i mëparshëm që ekzaminonte rrezikun e sëmundjes së zemrës në më shumë se 50 vende zbuloi se, 90% e sëmundjes së zemrës mund të parandalohet plotësisht nga ndryshimet e stilit të jetës dhe të ushqyerit.

  • Ushqimi i shëndetshëm
  • Aktivitet fizik (ecje / ose çiklizëm, 40 ose më shumë minuta në ditë dhe ushtrime)
  • Mbani belin të shëndetshëm
  • Konsumi i moderuar i alkoolit (maksimumi 10-30ml në ditë)
  • Shmangia e duhanit

Shumica e njerëzve nuk e dinë që yndyrnat trans dhe karbohidratet e përpunuara janë shumë më të dëmshme, sesa yndyrat e ngopura. Ky keqkuptim ndikoi gjithashtu në industrinë ushqimore, e cila filloi të prodhonte ushqime me pak yndyrë dhe të zëvendësonte yndyrnat e shëndetshme të ngopura me yndyrna të dëmshme trans, sheqer të përpunuar dhe fruktozë të përpunuar. Kjo qasje ka çuar në rritje të qëndrueshme të mbipeshes dhe rritje të numrit të sëmundjeve të zemrës.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të shmangni yndyrnat trans dhe të eleminoni të gjitha ushqimet e përpunuara nga dieta juaj. Nëse dëshironi të zvogëloni rrezikun e sëmundjes së zemrës, shmangni sheqernat, fruktozën e përpunuar dhe drithërat. Hani sa më shumë ushqime të papërpunuara dhe zëvendësoni karbohidratet e drithërave me shumë perime dhe mish. Burimet më të mira të yndyrnave të shëndetshme janë avokado, gjalpi organik i qumështit, kokosit, vaji i kokosit, e verdha e vezës, frutat e thatë, vajrat me presion të ftohtë.

Gjëja më e keqe që mund t’i bësh vetes është të presësh që simptomat e sëmundjes së zemrës të shfaqen, pastaj të marrësh masa. Ndiqni hapat e mëposhtëm menjëherë për të mbrojtur zemrën dhe për të parandaluar dëmtimin e përhershëm:

  • Shmangni të gjitha sheqernat, nëse jeni rezistent ndaj insulinës dhe leptinës
  • Konsumoni yndyrna shtazore të ngopura të papërpunuara
  • Mos qëndroni ulur më shumë se tre orë në ditë
  • Ushtroni rregullisht
  • Merrni sasi optimale të vitaminës D
  • Ecni zbathur në tokë sa më shpesh që të mundeni
  • Ulni nivelin e stresit