Inflamacioni i fshikëzës, i njohur edhe si infeksion i traktit të poshtëm urinar, mund të shfaqet tek të dyja gjinitë. Por femrat për shkak të karakteristikave anatomike kanë tub të shkurtër urinar, gjë që e bën që bakteret të arrijnë fshikëzën më lehtë dhe më shpejt, janë më të prirura ndaj këtij problemi shëndetësor i cili mund të jetë mjaftë i qëndrueshëm. Tek femrat, uretra gjithashtu është e vendosur shumë afër anusit, që do të thotë se bakteret duhet të kalojnë një rrugë shumë të shkurtër për të arritur fshikëzën.
Në shumicën e rasteve ky lloj i inflamacionit shfaqet papritmas dhe zgjat pak (inflamacion akut i fshikëzës), por nganjëherë mund të jetë i pranishëm edhe për një kohë të gjatë (inflamacion kronik i fshikëzës).
Trajtimi i hershëm i inflamacionit është kyç për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Në rrethana normale, bakteret që shkaktojnë inflamacion me urinim mund të largohen nga trupi. Në disa raste, bakteret mund të ngjiten në muret e fshikëzës dhe shumëfishohen shpejt. Kjo e pamundëson aftësinë e trupit për të shkatërruar bakteret, gjë që rezulton me inflamacionin e këtij organi.
Këto janë simptomat e inflamacionit të fshikëzës, për të cilat ekspertët theksojnë se është e nevojshme ndërhyrja emergjente mjekësore:
- Urinë e turbullt ose urinë në të cilën shihen gjurmë gjaku;
- Urinoni më shpesh se zakonisht;
- Urina mban një erë të rëndë;
- Dhimbje ose ndjesi djegie gjatë urinimit;
- Presion i vazhdueshëm në fshikëz gjatë kohës që jeni në tualet;
- Dhimbje ose presion në pjesën e poshtme të barkut ose në pjesën e poshtme të shpinës;
- Temperatura e lartë trupore me dhimbje të forta në pjesën e veshkave.