Për efektet pozitive të vitaminës E kur është fjala për menstruacionet e dhimbshme, është thënë shumë, por një studim i kohëve të fundit sugjeron se kjo vitaminë mund të ndihmojë edhe tek çrregullimet tjera menstruale.
Përkatësisht, një studim i vitit 2009 tregoi se vitamina E mund të parandalojë shfaqjen e migrenës para ose gjatë menstruacioneve. Në këtë studim morrën pjesë 72 femra të cilat vuanin nga migrena menstruale. Ata fillimisht morën placebo (që duket sikur kapsulë e vitaminës E) për 5 ditë, (dy ditë para ciklit dhe 3 ditët e para gjatë menstruacioneve) për dy muaj me rradhë. Pastaj, në periudhë prej një muaji, nuk janë marrë shtojca, por pastaj gjatë 2 muajve përsëri morrën kapsulë prej 400 IU vitaminë E për 5 ditë. Është treguar se, në krahasim me placebon, vitamina E e zvogëlon në mënyrë më efikase forcën e dhimbjes së kokës dhe qetëson simptomat e migrenës, si të përzierat dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe tingujve.
Kur është fjala për ushqimet e pasura me këtë vitaminë, këtu fillimisht do të përmendim farat e lulediellit, bajamet, kikirikët, lajthitë, si dhe vajrat vegjetale siç janë: vaji i embrionit të grurit, i farave të susamit dhe vaji i lulediellit. Burime të mira të vitaminës E janë edhe avokado, perime me gjethe jeshile siç është spinaqi dhe vezët. Doza e rekomanduar ditore e vitaminës E është 15 mg për të rriturit, ndërsa doza maksimale është 1000 mg (1500 IU) në ditë.