Jeni të pavullnetshëm, nuk keni energji, vazhdimisht ju flihet gjumë? Lodhja e rastit nuk është shqetësuese, por nëse ndodh çdo ditë mund të tregojë për ndonjë problem, kështu që është i nevojshëm kontrolli tek mjeku ose ndryshimi i shprehive jetësore. Këto janë disa nga arsyet që mund të shkaktojnë nivele të ulëta të energjisë tek meshkujt.
Të ushqyerit – Mungesa e marrjes së të gjitha ushqyesve të nevojshëm mund të rezultojë me lodhje. Perimet me bazë të perimeve, drithërave dhe proteinave rrisin nivelin e energjisë.
Niveli i ulët i testosteronit – Hormoni primar mashkullor seksual luan rol të rëndësishëm mbi shëndetin fizik dhe mendor, si dhe në nivelin e energjisë. Ashtu si plaket mashkulli, ashtu bie edhe niveli i testosteronit. Nivelet e ulëta mund të rezultojnë në pavullnet, lodhje, por madje edhe në depresion. Simptoma të tjera të testosteronit të ulët janë problemet e përqëndrimit, anemisë, disfunksioni erektil, valët e nxehtësisë.
Stërvitja – Edhe shumë ose pak stërvitje ka të njëjtat pasoja – lodhje. Stërvitja e rrit nivelin e adrenalinës dhe të energjisë, por vetëm në një kufi të caktuar. Nëse e ekzagjeroni, niveli përsëri bie.
Çrregullim i frymëmarrjes gjatë kohës së gjumit – Nëse ju flihet gjumë shumë brenda ditës, arsyeja mund të jetë ndërprerja e frymëmarrjes në gjumë, e cila mund të përsëritet brenda natës dhe zgjat deri në 10 sekonda. Sindroma është më e zakonshme tek meshkujt dhe njerëzit obez. Simptomat e këtij sindromi janë: gërhitja me zë të lartë, gjumi i shqetësuar, dhimbje koke në mëngjes, depresioni, ankthi, nervozizmi.
Pagjumësia – Është e zakonshme tek të moshuarit, por mund të prekë burrat e çdo moshe. Arsyet mund të jenë fizike, emocionale dhe psikike.
Anemia – Mungesa e hekurit reflektohet me lodhje të vazhdueshme. Ndoshta fajtor është të ushqyerit e varfër, por mungesa e hekurit mund të rezultojë edhe me gjakderdhje në traktin gastrointestinal.
Gjëndra tiroide – ndonëse gratë janë më të prirura ndaj sëmundjeve të gjëndrës tiroide, edhe meshkujt mund të sëmuren. Simptomat e funksionit të saj të ngadaltë janë lodhja, letargjia, por edhe ndjenja e vazhdueshme e të ftohtit.