Ata analizuan mbi tre milion raste të konfirmuara të sëmundjes COVID-19 nga 46 vende dhe 44 shtete të SHBA nga 1 janari deri më 1 qershor 2020, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP. Ata zbuluan se rreziku i kontraktimit të SARS-CoV-2 ishte i njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat, pasi saktësisht gjysma e rasteve u konfirmuan tek meshkujt. Por meshkujt kishin pothuajse tre herë më shumë gjasa sesa gratë të shtroheshin në spital në njësi të kujdesit intensiv dhe 39 përqind më shumë të ngjarë të vdisnin nga virusi, zbuloi studimi.
“Këto të dhëna mund të ndihmojnë mjekët të shohin se gjinia është faktor rreziku për sëmundje të rënda”, tha bashkëautorja e studimit Kate Webb.
“Gjinia është e ndryshueshme, e deklaruar në mënyrë të pamjaftueshme në shumë studime, dhe kjo është kujtesë se gjinia është faktor i rëndësishëm për t’u marrë parasysh në kërkime”, tha ajo, duke theksuar se tendenca është globale me përjashtime të rralla dhe mund të shpjegohet kryesisht nga ndryshimet biologjike.
“Dallimet midis gjinive të imunitetit të lindur dhe atij që zhvillohet më vonë janë shkruar tashmë dhe përparësia e femrave në sëmundjen COVID-19 mund të shpjegohet,” thonë autorët.
Gratë natyrshëm prodhojnë më shumë proteina interferoni të tipit 1 që kufizojnë reagimin jonormal të sistemit imunitar të njohur si stuhia e citokinës që besohet të luajë rol në zhvillimin e formës së rëndë të COVID-19. Hormoni femëror estradiol gjithashtu mund të ndihmojë gratë të eleminojnë format e rënda të virusit sepse rrit përgjigjen e qelizave T që vret qelizat e infektuara dhe rrit prodhimin e antitrupave, tha studimi.
“Nga ana tjetër, hormoni mashkullor testosteroni shtyp imunitetin”, shtojnë autorët.
Dallimet gjinore në lidhje me sëmundjet e lidhura me formë të rëndë të COVID-19 mund t’i vendosin meshkujt në rrezik shumë më të lartë, shkruan studiuesit, por shtuan se të dhënat mungonin për t’i dhënë përgjigje pyetjes së rolit të problemeve të tjera shëndetësore.