Çmimi Nobel për fiziologji dhe mjekësi për vitin 2018 iu dha imunologut amerikan James P Allison dhe profesorit japonez Tasuku Honjo, të cilët përpunuan një metodë të re të imunoterapisë gjatë kancerit. Zbulimi i shkencëtarëve nga SHBA-të dhe Japonia çoi në mjekimin e kancerit vdekjeprurës të avancuar të lëkurës.
Të dy shkencëtarët në mënyrë të pavarur, treguan se si strategji të ndryshme për frenimin e sistemit imunitar mund të përdoren në trajtimin e kancerit.
Tema e imunoterapisë tashmë disa vite paraqet trend në hulumtimet që kanë të bëjnë me trajtimin e kancerit.
Kur qelizat e sistemit imunitar në trup të regjistrojnë qelizat T, qelizat e dëmshme të tumorit mund ti sulmojnë në mënyrë të drejtpërdrejt. Tashmë një kohë të gjatë, problem paraqite mungesa e një mënyre që sistemi imunitar t’i njohë ato qeliza, të cilët në fakt e bën laureatët e Çmimit Nobel, Allison dhe Honjo. Ata zhvilluan një metodë për t’i bërë qelizat e kancerit të dukshme ndaj sistemit imunitar.
Metoda e “checkpoint bllokadës” tashmë është duke u përdorur në trajtimin e kancerit, të cilën më herët e zhvilloi shkencëtari Allison. Qelizat e kancerit dërgojnë sinjale të cilat e frenojnë sistemin imunitar. Pasojë është se sistemi imunitar nuk lufton kundër qelizave, por mbetet pasiv. Checkpoint bllokuesi i bllokon sinjalet e qelizave të kancerit dhe e aktivizon sistemin imunitar. Është vërtetuar se imunoterapia funksionon gjatë melanomës, por edhe ndaj kancerit të veshkave. Sipas shkencëtarëve, kjo metodë së shpejti do të përdoret edhe për trajtimin e llojeve të tjera të kancerit dhe do të mund të zëvendësojë kimioterapinë standarde. Imunoterapia tashmë është konsideruar si standardi i katërt në trajtimin e kancerit, përkrah kirurgjisë, rrezatimit dhe kimioterapisë.