Mikrobioma e nënës mund të ndikojë në zhvillimin e autizmit të fëmijës

Rezultatet e studimit treguan se mikrobioma e nënës kontribuon shumë në ndjeshmërinë e çrregullimeve të spektrit autik dhe se IL-17a tek nënat gjatë shtatëzanisë mund të jetë biomarker potencial për autizëm.

A mund të parandalohet zhvillimi i çrregullimeve të spektrit të autizmit tek fëmijët, me ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit të nënave gjatë shtatëzanisë ose me marrjen e probiotikëve? Hulumtimi i shkencëtarëve nga Fakulteti i Mjekësisë në kuadër të Universitetit të Virxhinias, zbuloi se rreziku i zhvillimit të çrregullimeve të spektrit të autizmit mund të ndikohet nga mikrobioma e nënës dhe mënyrën se si vepron ndaj reagimit inflamator gestational.

Rezultatet e studimit treguan se mikrobioma e nënës kontribuon shumë në ndjeshmërinë e çrregullimeve të spektrit autik dhe se IL-17a tek nënat gjatë shtatëzanisë mund të jetë biomarker potencial për autizëm.

Shkaku i çrregullimeve të spektrit të autizmit nuk është plotësisht i njohur,  por studimet e reja klinike dhe laboratorike tregojnë se rol kryesor në shfaqjen e tij kanë çrregullimet imunologjike gjatë shtatzanisë.

Besohet se mikrobioma e nënave shtatzëna luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e çrregullimeve neuro-zhvillimore të fëmijët të tyre. Gjegjësisht, mikrobet mund të prodhojnë metabolite, të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin neurologjik. Mikrobet gjithashtu mund të prodhojnë analoge për serotoninë dhe rrugë të tjera zhvillimore.

Mendohet se mikrobioma e zorrëve të nënës është në gjendje të parandalojë efektet e aktivizimit imun të nënës në fetus, shkruan “Journal of Immunology”.