Minerali pa të cilën organizmi nuk mundet: Eliminon kokëdhimbjen dhe rruan zemrën

Magnezi është një nga tetë makroelementet që janë të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit.

Magnezi është një nga tetë makroelementet që janë të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit. Studimet tregojnë se 60 për qind e popullsisë këtë mineral e marrin në sasi më të vogla se sa që duhet. Simptomat e para të mungesës së magnezit në trup janë ankthi, sindroma e këmbëve të shqetësuara dhe ngërçet, pagjumësi, probleme me gjumin dhe lodhje. Së bashku me kalciumin dhe vitaminën D, magnezi është i rëndësishëm në ndërtimin e indeve të eshtrave, prodhimin e energjisë dhe sintezimin e proteinave dhe acideve yndyrore.

Magnezi ndihmon në situatat e mëposhtme:

Dhimbje koke

Magnezi kontribuon në zvogëlimin e stresit të përditshëm dhe i zvogëlon kokëdhimbjet e shpeshta. Magnezi është i nevojshme për njerëzit me tendosje të mëdha psikologjike.

 

Pagjumësi

Magnezi është një ilaç natyral për pagjumësinë. Mungesa e magnezit mund të shkaktojë çrregullime të gjumit, kapsllëk, dridhje të muskujve ose ngërçe, ankth, nervozizëm dhe dhimbje.

Zemër e shëndoshë

Ky mineral e normalizon ritmin e zemrës, ul tensionin e gjakut dhe rruan tonusin e enëve të gjakut. Gjithashtu kontribuon në rregullimin e sheqerit në gjak.

Ngërçe

Për shkak të mungesës së mineralit, shumica vuajnë nga dhimbjet në muskujt e gjymtyrëve të poshtme. Prandaj, rekomandohet përdorim i magnezit, i cili gjithashtu largon simptomat e PMS-it dhe e ul tensionin e lartë të gjakut.

Lodhje kronike

Magnezi ndihmon në prodhimin e energjisë, prandaj rekomandohet pas aktivitet fizik.