Thuajini lamtumirë kafesë së zakonshme dhe kapuçinos në mëngjes, sepse kjo pije e pasur me minerale do t’ju largoj gjumin dhe do t’ju sigurojë energjinë që ju nevojitet për të filluar ditën.
Të gjithë përbërësit (përveç kafesë) vendosen në blender me qëllim që të fitoni një përzierje të butë, në të cilën do të shtoni ekspreso.
Përbërësit e nevojshëm:
120 gr bajame (të zbutura paraprakisht në ujë)
5 hurma (të zbutura)
pak kripë
3 pika ekstrakt vanilje
1 litër qumësht kokosi
1 filxhan i vogël ekspreso