
Një hulumtim i zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar se shëndeti i dobët oral rrit rrezikun e kancerit hepatobiliar, i cili paraqitet në mëlçi, fshikëzën e tëmthit, ose kanalet biliare. Prandaj, sipas mendimit të profesionistëve, mirëmbajtja e higjienës orale mund të ketë ndikim pozitiv në shëndetin e mëlçisë dhe të fshikëzës së tëmthit.
Lidhja më e fortë midis shëndetit të dobët oral dhe kancerit ishte me kancerin hepatocelular. Mishrat e dhimbshme të dhëmbëve dhe dhëmbët e prishur kanë rritur rrezikun e kancerit hepatocelular për 75%.

Përndryshe, hulumtimet e mëparshme kanë treguar se mishrat e dhimbshme të dhëmbëve dhe dhëmbët jo të shëndetshëm dhe të prishur përbëjnë faktor rreziku për një sërë sëmundjesh, përfshirë sulmin në tru, sëmundjet e zemrës, diabetin dhe disa lloje të kancerit.